web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përplasja fizike në shkollën “1 Maji”/ Pampuri: Dy persona na dhunuan vëzhguesin

26 Prill 2021, 21:31, Politikë CNA

Pak më parë është regjistruar një përplasje fizike mes vëzhguesve të KZAZ-së numër 30, në shkollën ?1 maji? në Tiranë.

Mësohet se nga ky sherr ku janë përdorur edhe mjete të forta, ka të lënduar, ndërsa policia deri më tani ka shoqëruar tre persona.

Gjatë përplasjes fizike prezente ka qenë edhe kandidatja e PD për deputete Oriola Pampuri, e cila tha për mediat se dy persona kanë dhunuar vëzhguesin e PD-së.

?Kallëzimi po bëhet për dy persona që dhunuan vëzhguesin. Më thonë që ndërkohë që janë dhunuar edhe djem të tjerë përfaqësues së PD. Dy persona janë shoqëruar.

Dy personat të cilët i ngacmuan vëzhguesit tanë dhe më pas i dhunuan. Në momentin që ka ndodhur incidenti, unë kam qenë gjithë kohës këtu brenda. Unë pashë dy personat që po dhunonin djalin që është vëzhgues i PD-së?, deklaroi Pampuri./ CNA.al





Lajmet e fundit nga