web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Manastirliu: Po shkojmë drejt mandatit të 3! Në qendrat e votimit u respektuan masat anti-COVID

26 Prill 2021, 18:00, Politikë CNA

Ministrja Ogerta Manastirliu, ka folur nga KZAZ 39 lidhur me procesin e numërimit të votave.

Ajo tha procesi deri më tani ka shkuar mirë dhe se PS sipas saj është në avantazh në të gjithë Shqipërinë, duke e çuar mazhorancën drejt mandatit të 3.

?Procesi ka vajtur mbarë ne kemi rinisur numërimin e kutive sot rreth orës 14:30 jemi duke vazhduar nuk do të ndalemi. Unë jam duke ndjekur nga afër procesin po shkon mirë. Edhe rezultatet janë të mira pasi PS është në avantazh ashtu sikurse është në të gjithë Shqipërinë. Kemi aktualisht përpara edhe rreth 60 kuti të cilat do numërohen dhe besojmë ta finalizojmë këtë proces deri në orët e para të mëngjesit. Pati një pushim të kërkuar nga komisioni në KZAZ pasi ende skishin ardhur numëruesit e PD, me të ardhur filloi normalisht. Rezultatet paraprake tregojnë se PS është në avantazh ne jemi drejt mandatit të 3. Qytetarët na kanë besuar?, tha ajo.

Sa i përket masave anti COVID Manastirliu tha se janë  ruajtur në të gjitha qendrat e votimit.

?Janë ruajtur masat. Protokolli është ruajtur dhe jemi në komunikime të vazhdueshme që edhe në qendra të vazhdojnë të ruhet protokolli?, shtoi ministrja./CNA.al





Lajmet e fundit nga