web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Votimet në Shqipëri/ Tirana dhe Dibra qarqet me pjesëmarrjen më të lartë

25 Prill 2021, 13:34, Aktualitet CNA

Pjesëmarrësja e votuesve në zgjedhjet e 25 prillit të 2021 duket se është e kënaqshme. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes të dhënave që disponon deri në këto momente bën me dije se pjesëmarrja e votimit është e lartë, dhe pse siç konfirmojnë akoma nuk kanë informacion për shumicën e qendrave të votimit.

Deri më tani numri i votuesve që kanë marrë pjesë janë 35.59 %. Qarku me numrin më të lartë të pjesëmarrësve është ai i Dibrës me 42.66 %, i ndjekur nga Tirana me 39.01 %, ndërkohë deri më tani duket se qarku me % më të vogël të pjesëmarrësve të qytetarëve në zgjedhje është ai i Vlorës me 26.84 %.

Ndërkohë sipas KQZ-së nga 5199 qendra votimi në total deri në orën 14:00 kanë raportuar në lidhje me pjesëmarrjen 2207 qendra votimi ku deri më tani vihet re se nga 1274400 qytetarë,  kanë votuar 453 940 qytetarë.

Duke bërë një krahasim me zgjedhjet e vitit 2017, në këto zgjedhje duket se tendenca është në rritje./ CNA.al





Lajmet e fundit nga