web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuzat për vaksinat/ Silva Bino reagon ashpër pas deklaratave të ish ministrit: Skadojnë në 2022!

24 Prill 2021, 15:45, Lifestyle CNA

Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino, ka reaguar pas denoncimit të ish-ministrit të Shëndetësisë, Tritan Shehu, i cili hodhi akuza se vaksinat kineze të mbërritura në Shqipëri, janë të skaduara dhe të pa certifikuara.

Bino thekson se datat 06/ 04/ 2021 dhe 04/ 04/ 2021; të gjendura në kutitë e vaksinave janë datat e prodhimit të tyre, për dy lote të ndryshme.

?Veç për sqarim, datat e paraqitura tek Vaksinat ndaj COVD-19 Coronavac 600U janë datat e prodhimit dhe paketimit. Për njërin lot është data 06/04/2021, ndërsa për lotin tjetër është data 04/ 04/ 2021. Ndërsa data e skadencës është 19/ 02/ 2022. Në kutinë ku paketohen flakonet data 13/ 01/ 2021 është data e aprovimit për përdorim emergjent në Turqi. Të gjitha Njësitë Vendore të kujdesit Shëndetësor janë informuar me shkresë zyrtare nga ISHP dhe më tej ato kanë informuar çdo pikë vaksinimi?, shkruan Bino./CNA.al





Lajmet e fundit nga