Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Ish kreu i Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi ka folur për betejën elektorale të 25 prillit.
Në një intervistë ekskluzive për CNA.al, Xhafaj është ndalur më hollësisht te misioni i tij i katër viteve të ardhshme brenda parlamentit.
Ish ministri i Brendshëm foli edhe lidhur me ngjarjet e fundit që tronditën qytetin e Elbasanit dhe gjithë opinionin publik.
Deputeti socialist që garon me numrin 23 në këto zgjedhje ka adresuar edhe një mesazh ndaj të gjithë qytetarëve të qarkut të Tiranës të cilët kanë të drejtë ta votëbesojnë.
Më poshtë po përcjellim intervistën e plotë që CNA.al mundi t?i marrë.
Zoti Xhafaj, jemi pak para heshtjes zgjedhore. Si eci fushata elektorale?
Jemi në orët e fundit të një rrugëtimi me qytetarët e për qytetarët ku skuadra jonë u përpoq të bëjë maksimumin për një fushatë të civilizuar brenda të gjithë rregullave të përcaktuara nga protokollet e shëndetësisë. Këtë të fundit e çmoj shumë. Të jem i sinqertë s?do ta doja asnjë sukses duke ditur se po shkelja mbi njerëz që do të infektoheshin si rezultat i fushatës. Ndaj edhe jam krenar që zgjodhëm një model për të shkuar te qytetarët përmes formave alternative të cilat me aq sa kam konstatuar, kanë rezultuar efektive.
Në këtë pikë, dua të falënderoj të gjithë mbështetësit e mi për të gjithë qytetarinë e treguar, si një model që vërtet më bën krenar. Më vjen keq që një shembull i mirë nuk u demonstrua nga kundërshtarët politik ku për të mosmjaftuar me të gjithë batërdinë e fushatës me grumbullime masive, shkuan deri aty sa ideuan, krijuan dhe nxitën skenarë dhune të cilat shkuan deri në ekstreme që unë s?do doja t?i shihja kurrë.
Ajo që mbase fatkeqësisht nuk e ka mësuar ende opozita e vendit, është se në kohën që po jetojmë në majën e pushtet nuk mund të ngjitesh duke u lartësuar mbi kufoma por duke u mbështetur në vizion, projekt dhe ide të qarta.
Së fundi po përflitet për shitblerjen e votave, cili është komenti juaj në lidhje me këtë fenomen?
Do më vinte çudi nëse nuk do të flitej më për fenomenin e shit-blerjes së votave. Ne jetojmë në një realitet politik ku rrënjët e korrupsionit duan akoma shumë punë për t?u shkulur. Ky fenomen ka rrënjë të thella në çdo vend, ndaj edhe do një forcë e vullnet të jashtëzakonshëm për të kuruar dhe shëruar demokracinë prej tij. Është mirë kur denoncohen brenda rregullave dhe është mirë kur forcat e policisë kryejnë përgjegjshmërisht detyrën e tyre.
Ftoj të gjithë qytetarët që pa hezitim të denoncojnë ne organet ligjzbatuese çdo të papërgjegjshëm që ju troket për t?ju blerë votën dhe shtrembëruar vullnetin e tyre.
Ndërkohë, gjithashtu i ftoj të reagojnë për çdo tentativë që mund t?i bëhet nga paramilitarë me kobure të hedhur në fushatë nga opozita për të intimiduar zgjedhësit. Në Shqipërinë e vitit 2021 nuk duhet të ketë më vend për individë që historikisht e kanë bërë këtë vend të eci një hap para dhe dy hapa pas.
Sa mandate synon PS në Tiranë dhe në total?
Referuar përvojës sime në politikë, unë hyj tek ata që dua të flas më këmbë në tokë. Me aq sa unë kam konstatuar në terren, kam bindjen e plotë se Partia Socialiste do të mund të fitojë rreth 19 mandate në qarkun e Tiranës. Më vjen mirë që kolegët janë përpjekur të bëjnë një fushatë që i shkon për shtat frymës së Partisë Socialiste dhe qytetarisë së zonave që përfaqësojnë.
Cili do të jetë prioriteti juaj nëse fitoni me 25 Prill?
Gjatë fushatës sime elektorale, krahas programit të Partisë Socialiste, jam përpjekur të shpalosur tri objektivat më të mëdha që synoj t?i jetëzoj sa më parë në parlamentin e katër viteve të ardhshme. Përveç përfaqësimit të ideve, vizionit apo problematikave të qytetarëve që do të më votëbesojnë, personalisht kam këto tri beteja:
Drejësia
Mbështetje për zbatimin e plotë të reformës;
Mbrojtje për mos devijimin dhe deformimin e saj;
Garanci për konsolidimin e institucioneve të reja.
Antikorrupsioni
Përkrahje drejtësisë së re në luftën ndaj pandëshkueshmërisë;
Propozim të nismave për reformimin e institucioneve ligjzbatuese;
Nisma për zgjerimin dhe forcimin e masave penale dhe administrative.
Rinia
Nxitja e një projekti legjislativ posaçërisht për rininë;
Angazhime konkrete për arsimin, punësimin dhe krijimin e familjeve të reja;
Stimulim të të rinjve në sipërmarrje dhe sfidat e reja të zhvillimit
Cili është mesazhi ose thirrja që keni për të gjithë qytetarët?
Së pari, dëshiroj dhe uroj që ata të zgjedhin dhe të votojnë me mençuri e zemër partinë apo kandidatin e tyre të preferuar. Natyrisht që secili është i respektuar për bindjen që ka dhe dua që krejtësisht i lirë të ushtrojë vullnetin e tij kushtetues.
Së dyti, i ftoj t?i japin përsëri shansin Partisë Socialiste për të vazhduar shkrimin e historisë në këtë vend. Ndërkohë, nëse ende nuk e kanë marrë vendimin se për cilin kandidat duhet të zgjedhin, i ftoj të votojnë numrin 23 ? Fatmir Xhafaj ose një prej kolegëve të mi në listën e qarkut të Tiranës që kam bindje se do përfaqësojnë më së miri interesat e qytetarëve./CNA.al
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka mbajtur një qëndrim pë...
Pas thirrjeve të ashpra të Ilir Metës për prerje dhe vrasje ...
Ngjarja që u shënua dy ditë më parë në Elbasan tronditit gji...
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri përmbylli një fushatë tremujo...
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim i ka bërë thirrje SPAK të ndjek...
Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli ka reagu...
“Të votojmë masivisht Partinë Socialiste për t’i dhënë hov z...
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Sekretari i Partisë Socialiste Taulant Balla nga Librazhdi, ...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Bash aka zhvilluar fushatë...
Presidenti Ilir Meta ka dalë më një mesazh për të rinjtë që ...
Ambasadori i BE në Tiranë Luiigi Soreca ka dhënë një mesazh ...
Ish ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka bërë me dije se dit...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me deklaratën...
Deklarata kriminale e kandidatit të listës Basha, Xhelal Mzi...
Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, është shp...
Kryetari i Partisë Demokrtike Lulzim Basha nëpërmjet një vid...
Na ndajnë vetëm dy ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa p...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me thirrjen kriminal...
Presidenti Ilir Meta, ka injoruar totalisht thirrjen krimina...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...