web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zgjedhjet e 25 Prillit/ Spaho: Do hapim negociatat me BE dhe do zhvillojmë ekonominë

22 Prill 2021, 15:09, Politikë CNA

Koordinatori i Partisë Demokratike në Korçë Edmond Spaho ka vijuar fushatën elektorale në këtë qytet duke thënë se kur të vijë Partia Demokratike në pushtet do të hape vende të reja pune dhe shëndetësinë falas.

Spaho kërkoi votat e e qytetarëve për PD, duke premtuar hapje e negociatave, ndërsa shtoi se me programin e tyre, bujqësia do ketë avantazhe të mëdha pasi fermeri shqiptar do të ketë  të njëjtin status me fermerin grek dhe të tjerë europianë.

?Ata do të eksportojnë produktet dhe në vendet jashtë BE, si të ishim vend anëtar i BE. Me programin e PD, fshati do të zhvillohet ekonomikisht edhe nga lehtësitë e konsiderueshme fiskale.

Do vendosim taksën e sheshtë 9 përqind , do të ulim tatimin mbi të ardhurat që të shtohen investimet, paratë në xhepat e shqiptarëve dhe punësimi. Do të rrisim pagat dhe pensionet 25 përqind do të dyfishohet ndihma ekonomike dhe ndër të tjera do të paguajmë tarifat e Universitetit për familjet me të ardhura të ulëta. Për ne ka rëndësi që të ti japim vendit qeverisjen e cila do të zbatojë reformat. Me Lulzim Bashën kryeministër, vendi do ti kthehet normalitetit, do të zhvillohet ekonomia dhe do të hapen negociatat me BE”, tha Spaho./ CNA.al





Lajmet e fundit nga