web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Del vëllai i Monikës me vezë floriri”/ Kryemadhi i përgjigjet Ramës me fakte

20 Prill 2021, 10:41, Politikë CNA

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim Monika Kryemadhi ka reaguar mbi akuzat e kryeministrit Edi Rama i cili u shpreh se vëllai i saj kishte pasur një vend pëllumbash, ku çdo ditë i binin në duar vezë floriri, me paga që edhe vetë kontrollorët do i kishin tronditur.

Kryemadhi në një postim në rrjetet sociale ka publikuar pagën që merr vëllai i saj. Më tej, ajo shprehet se Rama nuk di të logjikojë mbi vlerësimin e të aftit.

?Kjo është paga e vëllait tim.

Dhe mbi këtë pagë ke mbajtur edhe taksën mbi pagën, siç ke taksuar çdo profesionist tjetër të shtresës së mesme, që çdo ditë po pakësohen në vend.

Drini Kryemadhi është inxhinier mekanik, i vërtetë, jo si injorantët që ke punësuar në administratë, si fuksa sigurimi.

Drini Kryemadhi ka qenë një ndër inxhinierët, që ka bërë hartimin e Kodit të parë Rrugor për Republikën e Shqipërisë, në vitin 1998. Sot e 20 vjet më vonë, Shqipëria punon me të njëjtin Kod Rrugor të atyre ekspertëve të nderuar.

Në punën që ti i përmend, ai është punësuar nga kompania Zviceriane, që ti e përzure për t’ja bërë gati një oligarku. Pagat e inxhinierëve janë të larta, pra ai ka marrë 303.709 lekë ose 2450 euro në muaj.

Por, ti se logjikon dot vlerësimin e të aftit, sepse profesionistët e Shqipërisë i degdise rrugëve të Gjermanisë dhe të botës, e në vend të inxhinierëve mekanik ti merr inxhinier sufllaqesh.

Më vjen mirë për Drinin. Si inxhinier që është, është shumë racional. Do fitoka dhe një shpërblim tjetër prej shpifjeve të tua dhe të Gonxhes.

Komento pagën 10 milionë lekë në muaj të pensionistit, babit të Alqit, që merr te inceneratori. E di vetë ti.?, shkruan Kryemadhi.





Lajmet e fundit nga