web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Saliu është lider, Luli kukull që kurdiset”/ Rama: Po tani me kë do të identifikohen tropojanët

18 Prill 2021, 17:01, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama ka vijuar fushatën me banorët e qytetit të  Tropojës. Në fjalën e tij Rama komentoi edhe ish kryeminstrin Sali Berisha duke e cilësuar atë si një lider. Sipas tij, Tropojanët u indetifikuan me një figurë si Sali Berisha.

Nga ana tjetër Rama nuk i kurseu ironitë dhe talljet me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha duke e cilësuar atë si një kukull që sillet si ta kurdisësh.

?Me Saliu spo merrem. Ishte si ishte unë nuk e vë në diskutim që Sali Berisha është Lider. Po ky çfarë lideri është ky. E kanë nxjerrë atje si një kukull që kurdiset. E kurdis për Batman ky bëhet Batman dhe hidhet nëpër muret bashkë me ata të tjerët kacavirret nëpër muret e kështjellës do të marrim pushtetin. E kurdin për barbi ky bëhet barbi, si ta kurdisësh. Kështu që për Saliu nuk po e zgjas. Tropojanët u identifikuan me një figurë që është figurë lider.Po tani më kë do të identifikohen tropojanët me Partinë Demokratike, a e imagjinoni jut ë zgjohet Luli të vijë për Tropojë. Tani atij Tropoja do I duket sikur është për të shkuar në Australi?, u shpreh Rama./ CNA.al





Lajmet e fundit nga