web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Deklarata e Metës ishte surprizë”/ Boiken Abazi: Siç morëm Kosovën, do marrin edhe Shqipërinë

16 Prill 2021, 09:02, Politikë CNA

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri Bojken Abazi e ka konsideruar surprizë deklaratën e presidentit Ilir Meta një ditë më parë, kur tha se të gjitha koalicionet e mundshme që mund të krijohen i mund Bojkeni i vetëm.

Sipas tij, kjo deklaratë nuk qëndron sepse ne jemi bashkë me qytetarët.

Ai shprehi bindjen se sikurse në Kosovë edhe në Shqipëri do të dalin fitimtarë.

?Unë nuk kam pasur ndonjë kontakt me të, ishte surprizë edhe për mua, mbase ka parë ndonjë sondazh, por besoj që shqiptarët e dinë se partitë e vjetra kanë qenë në bashkëpunim me njëra tjetrën dhe ne nuk i dimë prapaskenat e tyre. Por deklarata që unë jam vetëm nuk qëndron, se ne jemi bashkë me qytetarët. Asnjëherë në këtë projekt nuk jam ndjerë vetëm dhe po çojmë përpara një lëvizje që nuk kam asnjë dyshim që do ia dalim. Ka pasur momente kur në Kosovë të gjithë janë bërë bashkë kundër nesh dhe ne ia kemi dalë me sukses dhe besoj që edhe në Shqipëri do të dalim fitimtarë?, tha Abazi i ftuar në A2./ CNA.al





Lajmet e fundit nga