web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjyqi me Becchettin/ Rama: Nuk do marrë asnjë lek, por do u paguajë dëmet shqiptarëve

15 Prill 2021, 21:14, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama ka folur mbrëmjen e sotme për gjyqin me Fransco Becchetti, ku Gjykata e Arbitrazhit vendosi në favor të këtij të fundit, duke e dënuar shtetin shqiptar me 110 milionë euro.

Ndonëse Rama u akuzua se e mbylli televizionin Agon për shkak të kritikave, u hodhën poshtë nga vetë kryeministri.

Sipas tij, Becchetti nuk do të marrë asnjë lek nga shteti jonë, ndërsa shtoi se këtë gjë po e përdor Meta për të sulmuar qeverinë.

?Nuk ka qenë një televizion që i ka bërë opozitë shtetit. Ka edhe shumë televizione që i kanë bërë më shumë opozitë shtetit. Ilir Meta, Saliu dhe shumë të tjerë kanë vënë shpresë tek ky marifetciu. Ato 110 milionë ai ska për t?i marrë kurrë.

Kjo ska përfunduar. Kjo përballje ska mbaruar. Ai do paguaj një për një dëmet që u ka sjellë shqiptarëve, në rrugë gjyqësore. Unë jam nga ata që kur them ccfarë nuk do lejoj të ndodhë këtë nuk e luan topi. Ky marifetcci ka arritur të marrë lekë të tjera?, tha Rama./CNA.al





Lajmet e fundit nga