web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Me Luçianon e prodhimeve do kishim pritur 200 vjet legalizimet”/ Balla ironizon ish deputetin demokrat

15 Prill 2021, 16:28, Politikë CNA

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Elbasan Taulant Balla ka zhvilluar një takim ditën e sotme me banorët e Rajonit 6 në Elbasan për të biseduar për punët e nisura dhe punët që do të çojnë përpara qytetin.

Duke folur për legalizimet në vend Balla ironizoi ish deputetin Luçiano Boçin duke thënë se ju duhet të kishin pritur 200 vjet. Gjithashtu Balla nuk harroi të përmendë edh gafat e kryedemokratit Lulzim Basha me shifrat.

?Sikur të kishin pritur qytetarët bashkë me lucianon e prodhurimeve ne  do kishim shkuar 200 vjet. Sepse diferenca në Elbasan është 600 legalizime për 8 vjet me PD-së dhe 17 mijë legalizime  e PS-së. Po luli pervec shumezimit ka probleme dhe me mbledhjen ose me krahasimin kush është me i madh më i vogel. Po mesa di unë dhe ju 600 është më e vogël se 17 mijë. Prandaj unë dua tju them që urbanizimi i ksaj zone, kanalizime dhe uji i pijshëm do të furnizohet me ujë 24 orë non stop. Ne nuk i bëjmë punët për fushatë. Sepse ne e kemi garën me problemet që ka zona. Ne do të vazjdojmë edhe me infrastrukturën shkollore në këtë zonë?, u shpreh Balla./ CNA.al





Lajmet e fundit nga