web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arrestohet bossi i drogës në Shqipëri/ Kush është bisnesmeni me 300 mijë euro xhiro, përfitues i qindra tenderave publik

15 Prill 2021, 08:24, Kronika CNA

Policia e Malit të Zi ka arrestuar 55-vjeçarin shqiptar Anton Gjinaj, i cili ishte shpallur në kërkim me urdhër të Interpol Madrid.

Mediat malazeze bëjnë me dije se Anton Gjinaj i cili përdorte edhe emrin Pashk Rrapi u arrestua në flagrancë pasi ndaj tij, autoritet spanjolle kishin lëshuar një urdhër arresti.

Pas çdo kulle që ngrihet në metropolin shiptar, fshihet një skemë e pastrimit të parave dhe pastrimi i parave ka emra konkretë, të cilët janë një sfidë për organet ligjzbatuese.

Anton Gjinaj, pronari i kompanisë së ndërtimit ?Alesia 2014?, drejton dhe shumë biznesë të tjera si kompani ndërtimi, kompani transporti, biznese si hotele dhe restorante. Mësohet se vetëm nga trafiku i drogës ai  se ka qarkulluar në vit një shumë prej 300 mijë eurosh.

Sipas burimeve nga policia e vendit fqinj, më 10 Prill, policia e Malit të Zi pasi kishte siguruar urdhër arrestin, është afruar pranë banesës së bisnesmenit të arratisur, duke e prangosur. Rrapi ka hesape edhe me drejtësinë e Malit të Zi, ku ka një dënim të mbetur prej 4 vitesh për të vuajtur.

Bisnesmeni i arrestuar vite më parë në Milano, për trafik droge dhe pastrim parash , ndryshoi identitet duke përfituar lirimin me kusht. Pasi theu vendimin e arrestit shtëpiak, ai u largua nga Spanja për të ri-marrë administrimin e një parajse të tërë pronash dhe bisnesesh në të gjithë territorin shqiptar. Në letra ai figuron me emrin Anton Gjinaj dhe falë këtij emri ka mundur të operojë në fushën e ndërtimit dhe të jetë përfitues i qindra tenderave publikë.

Ndaj tij ka një urdhër arresti në Spanjë dhe Itali për trafik ndërkombëtar droge, por edhe për akte dhune ndaj zyrtarëve publikë dhe shfrytëzim. Madje në skedat e drejtësisë italiane ai emërtohet si një prej bosëve të krimit me qëndër në Milano.

Gjithsesi për Pashk Rrapin në Shqipëri dihet shumë pak, ose më saktë nuk flitet aspak. Faktet konfirmojnë së rekordet e zeza kriminale e kanë penguar atë për të aplikuar në tenderat e hapura nga Kryebashkiakët dhe qeveritarët./CNA.al





Lajmet e fundit nga