web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Fushatë më të mirë po bën Basha/ Shehi: Duhet të jesh naiv që të besosh Ramën

13 Prill 2021, 20:53, Politikë CNA

Kreu i LZHK Dashamir Shehi është shprehur se kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha po bën një fushatë më të mirë se kryeministri Edi Rama.

Sipas tij, duhet të jesh shumë naiv që të besosh Ramën dhe shtoi se Basha është më i besueshëm.

?Fushatën më të mirë për mua po e bën Basha. E shohim ndryshe si fushatë se është pro pozitive në kuptimin që po merret se çfarë do të bëjmë ne.

Gënjeshtra e Ramës nuk ka më inerci, është zbraz shishja ka 8 vite. Po kërkon ta rimbushi. Rama dhe narrative politike është zig-zage. Njëherë me sulme ndaj kundërshtarëve, jo me sulme politike, por si e ke vetullën ti apo si e ke buzën ti.

Unë do i them qytetarëve çfarë kanë bërë, nëse i ke bërë shtatë i bën dhjetë, por nëse ke premtuar dhjetë e bën tre nuk bëhet më e besueshme. 8 vite që kaluan ato gjëra që nuk janë bërë. Duhet të jesh shumë naiv të besosh Ramën. Basha është më i besueshëm, ka kohën e vet, është me vektor.?, u shpreh Shehi në një intervistë për Opinion./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga