web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha e ka ftuar në debat publik/ Rama zbulon arsyen pse nuk ka pranuar

13 Prill 2021, 20:46, Politikë CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka ftuar disa herë për përballje publike në çfarëdo emisioni, por kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar asnjëherë.

Mbrëmjen e sotme Rama ka treguar se përse nuk e ka pranuar ftesën e Bashës, teksa ka ironizuar thellë këtë të fundit.

Kreu i qeverisë deklaroi në emisionin ?Përballë? se Basha nuk është përgjegjës për atë që thotë, ndërsa pretendon se atë e imponojnë persona të tjerë.

?Nuk di të ketë pasur ndonjëherë në zgjedhjet shqiptare debat mes kryeministrit dhe rivalëve. Nëse është traditë dhe unë e kam thyer? Do të duhej të ishte vërtetë përballë një lider që do të ishte tërësisht përgjegjës për atë që thotë dhe atë që bën, jo një lider që i ka fshehur nga ekranet ata që e imponojnë dhe që mund ta fshijnë nga ekrani për 30 sekonda?, theksoi Rama./ CNA.al





Lajmet e fundit nga