web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Jo vetëm rrotacion, por një përmbysje të madhe”/ Shehi mesazh për qytetarëve të Tiranës

9 Prill 2021, 19:11, Politikë CNA

Kreu i LZHK-së, njëkohësisht edhe kandidat i Partisë Demokratike, Dashamir Shehi shprehet se në 25 prill duhet një përmbysje e madhe për të larguar Edi Ramën nga pushteti.

Shehi nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, u kujton qytetarëve të Tiranës numrin që mban në fletën e votimit të listës së PD-së.

?Miq të dashur, vazhdoj t?ju kujtoj se unë do të jem kandidati nr.13 në listën e koalicionit PD-AN nr.9 në Tiranë.

Kësaj here nuk mjafton vetëm një rrotacion, por duhet një përmbysje e madhe. Ndaj, ju ftoj të votoni të preferuarin tuaj në listën opozitare. Ju faleminderit? shkruan Dashamir Shehi./CNA.al





Lajmet e fundit nga