web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Banorët e Postribës ankohen për qeverinë/ Bushati: Të largojmë Ramën që të shpëtojmë

9 Prill 2021, 17:53, Politikë CNA

Drejtuesi politik i qarkut Shkodër, Helidon Bushati zhvilloi një takim me qytetarët e njësisë administrative të Postribës, të cilët po përballen me vështërsi të mëdha ekonomike.

Qytetarët u shprehën se papunësia, varfëria dhe emigrimi janë problemet kryesore që njësia administrative Postribë  po përballet prej 8 vitesh qeverisje të Edi Ramës.

Ata thanë se qeveria i ka lënë në mëshirë të fatit, duke bërë të humbasin shpresën të jetojnë në këtë vend.

Ndërkohë, Bushati i premtoi se kjo situatë do të ndryshojë me 25 prill duke i thënë qytetarëve të Postribës se Partia Demokratike ka një plan të detajuar për mbështetjen ekonomisë familjare , për frenimin e emigrimit të të rinjve si dhe për mbështetjen ndaj biznesit.

Bisedë nga takimi me një qytetar:

Bushati: Si kanë shkuar punët?

Qytetari: Ti po e sheh vetë, më zi s? ka si shkojnë. Çfarë me bërë?

Bushati: A konsumojnë njerëzit? Ka rënë klientela?

Qytetari: Ka rënë komplet, s?ka fuqi blerëse. Asnjë njeri në klub. Jemi bërë me ikur edhe ne prej këtu. 20 vite kam jetuar në Greqi ?.

Bushati: Me mbrojtur biznesin tënd është më mirë me hequr Edi Ramën, sesa me u larguar vetë ti dhe të tjerët.

Qytetari: Nuk të lënë as taksat, me drita. Ke kasën e të gjitha dhe s?je i zoti? të thotë pse s?bën kasë për kafe, ku me i bërë, me çfarë. Fiken dritat. Telat kanë 70 vjet, s?ke tela, s?punon kush more zotëri, veç marrin rrogat. A i sheh telat, 70 vjet teli. Çfarë me punuar ne? 20 vite kam punu jashtë , kemi bërë këto shpenzime këtu , jemi bërë për t?i shitur e me ikur prej këtu.

Bushati: Jo me i shitur e me ikur, zgjidhja është që me 25 prill të çojmë Edi Ramën në shtëpi dhe me ndryshuar situatën, për të ardhur një qeveri që mendon për ty, për familjen shqiptare, për të rinjtë shqiptarë, për biznesin shqiptar. A e ke parë paketën ekonomike të Partisë Demokratike?

Qytetari: Jemi duke i ndjekur?

Bushati: 0.5 % të gjithë xhiros ka për t?i paguar biznesi, asgjë më tepër. Ulje të çmimit të dritave, ulje të çmimit të karburanteve, ulje të sigurimeve shoqërore./ CNA.al





Lajmet e fundit nga