web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjyqi me Becchettin/ Basha: Paratë do i paguajnë ata që i shkaktuan dëmet

5 Prill 2021, 20:51, Politikë CNA

Gazetari Bledar Koka ka pyetur mbrëmjen e sotme kryetarin e opozitës Lulzim Basha, për humbjen e gjyqit që detyron qeverinë shqiptare të paguajë 110 milion euro për biznesmenin Francesco Becchetti.

Basha tha se këto para do t?i paguajë me pasuritë personale të atyre që i kanë shkaktuar këto dëme, ndërsa Koka e pyeti më konkretisht për disa emra, duke veçuar atë të kryeministrit Edi Rama, kryebadshkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi.

Kreu i opozitës deklaroi se nëse të vijë në pushtet do të hartojë legjislacionin që kalon përgjegjësinë financiare për një dëm të shkaktuar interesit publik si përgjegjësi individuale.

Biseda në Syri Tv:

Basha: Një nga masat që do të marrim në kuadër të korrigjimit të padrejtësive të këtyre 8 viteve do të jetë përgjegjësia personale pra përgjigja me pasuritë personale të atyre që i kanë shkaktuar dëme të kundërligjshme shtetit shqiptar me vetëdije dhe rasti i Becchetti-t është fare i qartë. Një media ka zbuluar një pjesë të vendimit që më thonë është maja e ajsbergut ku përfaqësuesi i Edi Ramës ulet me Becchettin dhe i thotë ndrysho linjën editoriale që të të lëmë të qetë dhe kjo është një vepër penale, natyrisht, nëse prokuroria shqiptare do të kishte duart e lira sot sekretari i përgjithshëm do të ishte i pandehur ndoshta dhe i arrestuar.

Koka: Ëngjëll Agaçi?

Basha: Ëngjëll Agaçi. Absolutisht po. Sot ndoshta dhe vetë kryeministri do ishte marrë i pandehur, siç janë marrë shumë nga kryeministrat, edhe presidentë të pandehur edhe në kohë fushate. Një nga vlerat e shtuara të 25 Prillit është që do t?i japë fund kulturës të pandëshkueshmërisë, gjyqtarëve dhe prokurorëve që në vend ti ndëshkojnë, kriminelët

Koka: Pse do të fusni duart te drejtësia zoti Basha që do ti detyroni ti dënojnë ata?

Basha: Kriminelët dhe politikanët e korruptuar, i mbrojnë ata. Politika duhet të bëjë që drejtësia të funksionojë, është të mbajë duart larg nga drejtësia dhe të lejojë që drejtësia të bëjë punën e saj.

Koka: Pra do ti paguani paratë e Becchettit me paratë e zotit Rama, zotit Agaçi dhe zotit Veliaj me shumë gjasë, nëse i referoheni.

Basha: Do të kalojmë në legjislacion për të cilin kemi nisur konsultimet tashmë me juristë të njohur ndërkombëtarë, të institucioneve ndërkombëtare për të bërë atë që njihet në terminologjinë juridike si kalimi i përgjegjësisë financiare për një dëm të shkaktuar interesit publik si përgjegjësi individuale./ CNA.al





Lajmet e fundit nga