web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Imzot Frendo thirrje politikanëve/ Zhvilloni një fushatë të pastër e dinjitoze

3 Prill 2021, 17:06, Politikë CNA

Në Katedralen e ?Shën Palit? në Tiranë është mbajtur pasditen e sotme mesha me rastin e Ngjalljes së Krishtit.

Mesha që zakonisht kremtohet në mesnatë, u mbajt në orën 17:00 për të zbatuar masat e vendosura në kushtet e pandemisë.

Në mesazhin e tij drejtuar besimtarëve, imzot George Frendo nuk harroi të tërhiqte dhe vëmendjen e politikanëve për të zhvilluar një fushatë elektorale dinjitoze.

?U bëj thirrje kandidatëve të bëjnë një fushatë zgjedhore të pastër, dinjitoze, pa e ulur nivelin në fyerje, sharje, poshtërime, të karakterit personal apo familjar?, tha imzot Frendo./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga