web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vaksinimi i gazetarëve/ Reagon UGSH: Është një çështje me interes jetik

2 Prill 2021, 12:05, Aktualitet CNA

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH), ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku përshëndet vendimin e Komitetit Kombetar të Vaksinimit dhe të Ministrise së Shëndetësisë, për fillimin e vaksinimit të gazetarëve të terrenit dhe operatorëve nga dita e sotme.

?Tiranë më 2.04.2021/ Në datën 22 Mars 2021, UGSH paraqiti kërkesën zyrtare në Komitetin e Vaksinimit dhe përfaqësuesit tanë komunikuan me Ministren Manastirliu për të insistuar në nevojën e vaksinimit të gazetarëve të terrenit. Në kushtet e fillimit të vaksinimit masiv, falenderojmë autoritetet shëndetësore për gatishmërinë e treguar dhe konsideratën ndaj shqetësimeve të paraqitura prej komunitetit tonë. Sikurse e kemi theksuar dhe gjatë komunikimeve publike, gazetarët janë një nga komunitetet profesionale më të prekura prej pandemisë dhe kjo është faktuar tragjikisht nga humbja e jetës së shumë kolegëve të nderuar gjatë muajve të shkuar. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë do të vazhdojë të ndjekë zhvillimet në lidhje me fushatën e vaksinimit, e cila është një çështje me interes jetik për gazetarët shqiptarë.
Zyra e Shtypit
Unioni i Gazetareve Shqiptare?- thuhet në deklaratë./CNA.al





Lajmet e fundit nga