Zgjedhjet e 25 prillit/ Celibashi propozon variantin e fletës së votimit
Kryekomisioneri i Komisioni Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan C...
Shqipëria renditet në vendin e 25 në botë nga 156 shtete, në Indeksin e hendekut Gjinor të vitit 2021, të publikuar nga Forumi Ekonomik Global, duke hyrë ndër vendet ku diferenca mes femrave dhe meshkujve është më e ulët dhe shumë më lart se shtetet e rajonit. Hendeku gjinor në Shqipëri është më i ulët edhe se në shtete të zhvilluara të Europës, si Italia, Spanja, apo Danimarka. Në rajon, jemi të dytët pas Serbisë, që renditet e 19-a.
Gjithsesi, në raport me vitin e mëparshëm, Shqipëria ka humbur pesë pozicione.
Shqipëria, deri tani, ka mbyllur 77% të hendekut gjinor, nga 89% që e ka shteti me më pak diferenca gjinore në botë, që është Islanda dhe 68% që është mesatarja globale.
Gratë shqiptare renditen në vendin e 35 për pjesëmarrjen ekonomike dhe mundësitë, në vendin e 42 për arritjet në edukim.
Shqipëria e ka treguesin më të mirë në fuqizimin politik, ku renditet e 30-a.
Vendi ynë ka renditje më të përkeqësuar për shëndetin dhe mbijetesën, në vend të 147.
Në vend të parë në botë për hendek të ulët gjinor mes femrave dhe meshkujve renditen Islanda, Finlanda, Norvegjia, Zelanda e re, të cilat kanë edhe gra si kryeministre.
Në rajon, pas Shqipërisë renditen Mali i Zi (48), Serbia (54), Maqedonia e Veriut (73), Bosnjë-Hercegovina (76), ndërsa Kosova nuk është e përfshirë në këtë renditje.
Këtë vit, indeksi i Hendekut Gjinor Global rendit 156 vende, duke ofruar një mekanizëm për krahasimin ndër-vendeve si dhe për të dhënë përparësi politikave më efektive të nevojshme për të mbyllur boshllëqet gjinore. Metodologjia e indeksit ka mbetur e qëndrueshme që nga konceptimi i tij origjinal në 2006, duke siguruar një bazë për analiza të forta ndër-vendore dhe seri kohore. Indeksi Global i Hendekut Gjinor mat rezultatet në një shkallë nga 0 në 100, përmes rezultateve të të cilës mund të krahasohet dhe ecuria e mbylljes së hendekut.
Forumi ekonomik thekson se do të duhen 135.6 vjet për të mbyllur hendekun gjinor në të gjithë botën.
Në rang global Hendeku gjinor në Fuqizimin Politik mbetet më i madhi nga katër treguesit. Në të 156 vendet e mbuluara nga indeksi, gratë përfaqësojnë vetëm 26.1% të rreth 35.500 vendeve në parlament dhe vetëm 22.6% të mbi 3,400 ministrave në të gjithë botën. Në 81 vende, nuk ka qenë kurrë një grua kryetare e shtetit, deri në 15 janari 2021. Me nivelin aktual të progresit, Forumi Ekonomik Botëror vlerëson se do të duhen 145.5 vjet për të arritur barazinë gjinore në politikë.
Islanda është shteti që ka pabarazinë më të ulët gjinore në botë. Deri tani, ky shtet ka mbyllur 89.2% të hendekut gjinor./Monitor
Kryekomisioneri i Komisioni Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan C...
Në Tiranë, 30 vjetori i rivendosjes së marëdhënieve diplomat...
Ditën e sotme Komiteti Teknik i Ekspertëve sugjeroi që matur...
ARRSH ka njoftuar se në aksin rrugor Kavajë-Rrogozhinë ditën...
Një argjendari është grabitur në lagjen 18 shtatori në Gjiro...
Dalin detaje të reja nga grabitja e argjendarisë në Gjirokas...
Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka reaguar lidhur me raporti...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mblodh ditën e sotme dhe di...
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja, ka nënshkru...
Kreu i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj bëri me dije se një shko...
Komiteti i Ekspertëve ka vendosur sot për rikthimin në shkol...
Akademiku dhe profesori Artan Fuga nëpërmjet një postimi në ...
Apeli refuzon kërkesën e ish-gjyqtares së Krujës Enkelejda H...
KLP shkarkon nga detyra prokurorin e Krujës, Bujar Memia.Mem...
Shifrat e të infektuarve me Covid-19 vazhdojnë të rriten dhe...
Pas një oepracioni dy ditor nga polica francize është bërë i...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hequr emrin e Bashkim Fino...
Sot është arrestuar, shtetasi me inicialet D.B, 26 vjeç i ci...
Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se në Elbasan janë dy...
Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje mbi arrestimin e Ardian...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...