web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A do japë dorëheqjen nëse humb zgjedhjet?/ Basha refuzon të dorëzojë karrigen: Nuk ka shans!

1 Prill 2021, 21:09, Politikë CNA

Kreu i PD Lulzim Basha është pyetur sonte në ?Opinion? nëse do të japë dorëheqjen nëse humb zgjedhjet e 25 prillit.

Duke e përjashtuar si mundësi, Basha refuzoi të jepte një përgjigje të drejtë për drejtë.

?Shqipëria do ndryshim, ka filluar pa ardhur 25 prilli.

Kush do e sjell ndryshimin  një njeri që kishte 8 vite kohë dhe bën kllounada. Sot është kthyer në një satelit timin!

Kush do e sjell ndryshimin ai që 8 vite nuk mundi të përmbushte asnjë premtim, apo unë që i kam dhënë provat.

Ndryshimin do e sjell PD, opozita e bashkuar, unë dhe ekipi im.

Nuk ka shans që Shqipëria të zgjedhë të qëndrojë këtë ku është. Janë 5 në tre milion, Edi Rama dhe ortakët e tij dhe gjithë shqiptarët.

Ka një vullkan të nëndheshëm që pritet të shpërthejë. Njerëzit e vjedhur, të dhunuar, mezi po presin 25 prillin për të marrë hak.?, tha ai./CNA.al





Lajmet e fundit nga