Kriza e Covid dhe informaliteti thellon dëmin e transportit urban/ Miliona humbje
Transporti urban në Tiranë përveç rënies të fluksit të pasag...
Ekonomia shqiptare ra me 3.31% në vitin pandemik 2020, shumë më e ulët se pritshmëritë e institucioneve ndërkombëtare prej mbi 7% dhe të vetë vlerësimeve të fundit të qeverisë prej -4.4%.
Në rajon, Shqipëria ka ecurinë e dytë më të mirë pas Serbisë, e cila u tkurr me -1.5% në 2020-n, ndërsa për vendet e tjera, tkurrja ka qenë rreth -5%, apo më e lartë.
Përmirësimi ka ardhur nga tremujori i katërt, ku ekonomia u rrit me 2.99%. sektorët me ecurinë më të mirë ishin ndërtimi (i nxitur dhe nga procesi i rindërtimit), që ndikoi në 1.84% të rritjes dhe Administrim publik, Arsimi, Shëndetësia, që ka ndikuar në 1.01% të rritjes, apo gati një të tretën e rritjes. Të dhënat e tjera të INSTAT bënë të ditur se shpenzimet për shëndetësinë u rritën ndjeshëm në tremujorin e tretë, në kulmin e pandemisë. Sipas INSTAT, indeksi i vlerës për ?Produkte farmaceutike, mjekësore dhe ortopedike, kozmetike?, u rrit me rreth 22% si në tetor ashtu dhe në nëntor, në krahasim me muajt përkatës të një viti më parë. Ndërsa në dhjetor, kur kulmoi pandemia e Covid-19, treguesi në vlerë u rrit me 26%.
Ekonomia nisi rënien që në tremujorin e parë e ndikuar nga pasojat e tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe më pas krizës së Covid, teksa nga mesi i muajit mars filluan kufizimet e rrepta. Në janar-maj tkurrja ishte -2.31%. në tremujorin e dytë, kur i gjithë vendi ishte në karantinë, ritmet e rënies u përshpejtuan, duke arritur në -10.2%. Në të tretin, pas hapjes graduale të ekonomisë dhe turizmit të pjesshëm të nxitur nga shtetasit e Kosovës, rënia u ngadalësua në -3.47%.
Sektori i pasurive të paluajtshme ka shënuar rritje pozitive përgjatë gjithë tremujorëve (2.83% në të parin; 5.47% në të dytin; 9.54% në të tretin dhe 8.93% në 2.99% në të katërtin).
Ndërsa ndërtimi filloi rritjen në tremujorin e tretë 8.72% dhe 18.48% në të katërtin, ndërsa ishte me tkurrje dy shifrore në 6 mujorin e parë.
Sipas INSTAT, Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e katërt të vitit 2020 vlerësohet me rritje prej 2,99 %, kundrejt tremujorit të katërt të vitit 2019. Kontribut pozitiv kanë dhënë degët: Ndërtimi me +1,84 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me +1,01 pikë përqindje, Aktivitete të pasurive të paluajtshme me +0,52 pikë përqindje, Industri, Energji dhe Uji me +0,49 pikë përqindje dhe, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me +0,36 pikë përqindje, Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit me +0,27 pikë përqindje, Informacioni dhe Komunikacioni me +0,24 pikë përqindje, Arte, argëtim dhe çlodhje.
Aktivitete të tjera shërbimi me +0.08 pikë përqindje. Negativisht kontribuuan aktivitetet: Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor me -0,96 pikë përqindje, Bujqësi, Pyje dhe Peshkim me -0,49 pikë përqindje.
Taksat Neto mbi produktet kontribuuan negativisht me -0,37 pikë përqindje. Degët kryesore të ekonomisë, për tremujorin e katërt të vitit 2020, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2019, shfaqen si më poshtë:
Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit pati një rënie me 2,91%. Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit pati një rritje me 4,38 %. Aktiviteti i Ndërtimit pati një rritje me 18,48 %. Grupi i aktiviteteve Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor pati një rënie prej 5,51 %. Grupi i aktiviteteve Informacioni dhe Komunikacioni u shfaq me rritje prej 7,15 %. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit ka shënuar një rritje prej 11,44 %. Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme ka shënuar një rritje prej 8,93 %. Grupi i Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime administrative u shfaq me një rritje prej 5,04 %. Grupi i aktiviteteve të Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë u shfaq me rritje prej 8,04 %. Grupi i aktiviteteve Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi pati një rritje me 2,72 %.
Taksat Neto mbi produktet u ulën me 2,92 %. Me vlerësimin e tremujorit të katërt, INSTAT jep një vlerësim paraprak të PBB-së për vitin 2020, i cili mbështetur në vlerësimet tremujore, pësoi një rënie prej 3,31 % krahasuar me vitin 2019.
Sa i përket ndryshimeve në krahasim me tremujorin paraardhës, treguesi i Produktit të Brendshëm Bruto vlerësohet me një rritje prej 1,15%.
Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit u shfaq me një rënie prej 0,32 %. Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit shënoi rritje prej 9,94 %. Aktiviteti i Ndërtimit shënoi një rritje me 0,91 %. Aktiviteti Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor shënoi një rritje prej 7,40 %. Aktiviteti Informacioni dhe Komunikacioni pati një rritje me 6,24 %. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit pati një rritje prej 9,10 %. Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme shënoi një rritje me 2,21 %. Grupi Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative shfaqi një rritje prej 7,73 %.
Aktiviteti i Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë u shfaq me një rritje prej 1,46 %. Aktiviteti i Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi u shfaq me një rritje prej 3,92 %. Taksat Neto mbi produktet patën një rritje me 4.56 %.
PBB sipas metodës së Shpenzimeve. Komponentët kryesorë të PBB?së me metodën e shpenzimeve, për tremujorin e katërt të vitit 2020, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2019, shfaqen si më poshtë:
Konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi u rrit me 1,60 %.
Konsumi final i qeverisë u rrit me 3,88 %.
Komponenti i Formimit bruto të kapitalit fiks u rrit me 10,86 %.
Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u ulën me 12,77 %, ndërsa Importet e mallrave dhe shërbimeve u ulën me 9,92 %
Sipas të dhënave të përshtatura sezonalisht, ndryshimet në krahasim me tremujorin paraardhës, shfaqen si më poshtë:
Konsumi final i popullatës pësoi një rritje me 2,91 % krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2020.
Konsumi final i qeverisë u rrit me 1,05 %.
Komponenti i Formimit bruto të kapitalit fiks shënoi një rritje me 1,58 %.
Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 22,61 %, ndërsa Importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 13,87 %./MONITOR
Transporti urban në Tiranë përveç rënies të fluksit të pasag...
Bashkimi Evropian përmes prgramit IPARD do të mbështes ferme...
Pandemia Covid -19 ka krijuar vështirësi në tregun e punës d...
Pandemia e Covid-19 si kudo tjetër edhe në Kosovë ka shkaktu...
Rreth 15% e bizneseve në vend janë bare dhe restorante. Në v...
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka prezantuar ditën e s...
Ekonomia shqiptare po përballet me vështirësi e sfida të shu...
Turizmi ka qenë sektori më i goditur në vitin 2020. Pandemia...
Ndonëse 2020-a ishte një vit, kur udhëtimet u bllokuan që ng...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në një deklar...
Pandemia e Covid-19 ka ndikuar ndjeshëm në aktivitetin e biz...
Sezoni pranveror i turizmit në Shqipëri pothuajse është djeg...
Të hapësh një biznes në Shqipëri nuk kërkon ndonjë model të ...
Ndryshe nga industria, që në pjesën më të madhe shënuan një ...
Konsumi u rimëkëmb në tremujorin e fundit të vitit, për herë...
Imagjinata e kryeministrit arriti maja të tjera këtë të hënë...
Pjesmarrja dhe fitimi i një gare publike duket se është kthy...
Bizneset anëtare të Dhomës Amerikane të Tregtisë e shohin me...
Pjesa e Shqiptarëve që mbajnë euro cash është rritur vitet e...
Të menaxhosh një biznes, sidomos të vogël sa vjen e po bëhet...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...