Turizmi/ Shqipëria me 3.8 milionë vizitorë më pak se një vit më parë
Sezoni pranveror i turizmit në Shqipëri pothuajse është djeg...
Pandemia e Covid-19 ka ndikuar ndjeshëm në aktivitetin e bizneseve, që prej muajit mars kur vendi hyri në karantinë totale dhe në muajt e mëpasshëm, si rrjedhojë e ndryshimit të tendencave të konsumit dhe të frenimit të tij.
Sipas INSTAT, për 9 mujorin 2020, ekonomia është tkurrur me 5.52%, me rënien më të lartë që u shënua në të dytin (-10.2), ndërsa në të tretin me -3.47%.
Ecuria e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për tremujorin e katërt pritet të publikohet në fund të marsit, por statistikat afatshkurtra, që janë treguesi më i hershëm i PBB-së sinjalizojnë për një përmirësim të aktivitetit ekonomik në shumë sektorë, me përjashtim të bizneseve të lidhura me turizmin, udhëtimet (transportin), bar restorantet, industrisë së këpucëve etj. Edhe konsumi i është rikthyer rritjes, ndonëse është i nxitur kryesisht nga shpenzimet për ushqimet bazë dhe sidomos për kujdesin shëndetësor, të lidhur me pandeminë.
SEKTORËT QË U GODITËN MË SHUMË
Agjencitë e udhëtimit dhe hotelet me humbjet më të mëdha
Ndalimi i udhëtimeve dhe i aktiviteteve turistike, që ende po vijon, ka bërë që agjencitë e udhëtimit të jenë më të goditurat në vend nga pandemia. Ky sektor nuk po arrin të marrë veten.
Pas rënies së aktivitetit me 86% në tremujorin e dytë, në periudhën e karantinës, vera vijoi me tkurrje prej 57%. Ndërsa në tremujorin e fundit, rënia u përshpejtua sërish në -66.4%, teksa as të huaj nuk erdhën dhe as shqiptarët nuk udhëtuan jashtë për festat e fundvitit.
Të dhënat e INSTAT treguan se në 2020-n, numri i shtetasve të huaj që hynë në vend ra me 58%, ndërsa i shqiptarëve që dolën jashtë u tkurr me 51%.
Në vend ka gjithsej rreth 1300 agjenci udhëtimi, sipas INSTAT.
Në të njëjtën linjë, aktiviteti i hoteleve është i dyti me rënien më të madhe. Volumi i aktivitetit të këtij sektori që vitet e fundit kishte marrë hov për shkak të rritjes së numrit të turistëve, ra me 63% gjatë periudhës së karantinës.
Pas një rikuperimi në muajt e verës, por që mbeti sa dy të tretat e vitit 2019, që ishte më i miri historik për turizmin, shitjet e këtij sektori ranë sërish me 41% në muajt e fundit të vitit, pas rikthimit të pjesshëm të karantinës.
Në vend ka rreth 1400 hotele, sipas INSTAT.
Më pak kohë dhe para të shpenzuara në bare e lokale
Një prej aktiviteteve më të përhapura në vend është ai i bareve dhe restoranteve. Në fund të vitit 2019 kishte rreth 17 mijë subjekte që ushtronin këtë aktivitet, ose 15% e totalit.
Por, karantina e mars-majit dhe më pas kufizimet në oraret e mbrëmjes kanë bërë që ky aktivitet të jetë në vështirësi. Indekset e volumit ranë me 55% në tremujorin e dytë. Në periudhën në vijim, ndonëse sektori e mori veten, ai u tkurr me 19% në tetor-dhjetor.
Transporti vijon tkurrjen
Sektori i katërt me rënien më të madhe është ai i transportit, si ajror ashtu dhe urban e ndër qytetas.
Volumi i aktivitetit u tkurr me 40% në periudhën e karantinës dhe në tremujorin e fundit të vitit, rënia u zbut në 18%.
Shumë shoqëri transporti po punojnë me kapacitete të përgjysmuara.
Fluturimet tregtare u tkurrën me 60% në 2020-n, ndërsa edhe në muajt e parë tkurrja ka qenë në nivele të ngjashme. Janë mbi 5 mijë kompani transporti në vend.
Industria nxjerrëse vijoi me rënie, rimëkëmbet ajo përpunuese
Shumë kompani u detyruan të pezullonin përkohësisht aktivitetin gjatë karantinës. Bankers Petroleum, eksportuesi më i madhi në vend, që shfrytëzon me koncesion fushën naftëmbajtëse të Patos Marinzës pezulloi nxjerrjen e naftës në prill, për herë të parë në histori. Kurum, prodhuesi i çelikut e mbylli përkohësisht aktivitetin. Më pas, situata u përmirësua për industrinë përpunuese, që në tremujorin e katërt arriti të rritej me 8.2%, ndërsa vijoi të jetë e tkurrur për atë nxjerrëse, si rrjedhojë e konjukturës së pafavorshme të çmimeve të naftës në bursat ndërkombëtare. Aktiviteti i industrisë nxjerrëse ra me 26% me bazë vjetore në tremujorin e katërt.
Në rënie ka vijuar dhe Industria Ushqimore, Pije, Duhan, që ka mbetur në terren negativ përgjatë gjithë vitit, duke u tkurrur me 12.4% në tremujorin e fundit.
TË FITUARIT
Teknologjia e informacionit
Pandemia përshpejtoi ecjen e ngadaltë të bizneseve drejt teknologjisë. Shitjet e pajisjeve kompjuterike u rritën në tremujorin e dytë, sipas Indeksit të tregtisë me pakicë të INSTAT.
Në të njëjtën linjë, orientimi i punës nga shtëpia, apo diversifikimi drejt shitjeve online nxitën kërkesën për më shumë teknologji informacioni.
Aktiviteti i programimit të kompjuterëve është i vetmi që ka shënuar rritje në të gjithë tremujorët, duke kulmuar në një zgjerim vjetor prej 34% në muajt e fundit të vitit.
Për shkak të nevojës së shtuar për komunikim, si rrjedhojë e distancimit social, ?Informacioni dhe komunikimi? ka arritur të ruajë nivelet e një viti më parë, me një tkurrje prej 5.8% vetëm në tremujorin e dytë, ndërsa më pas i është rikthyer rritjes së lehtë.
Bumi i ndërtimit
Viti 2020 nuk nisi i mbarë për sektorin e ndërtimit, që u step pas tërmetit me pasoja shkatërruese të 26 nëntorit.
Rimëkëmbja filloi që në tremujorin e dytë(+2.5%) për të kulmuar në të katërtin, kur sektori pa një zgjerim prej 25%.
Ngritja e kullave, hoteleve, por edhe procesi i rindërtimit kanë ndikuar në këtë tendencë.
Sektorë të tjerë me rritje
Në tremujorin e fundit, rritje pozitive shënuan sektori i energjisë (+16.3%), tregtia (+2%), prodhimi i mobilieve (+2.4%), metalurgjia (+32%), si rrjedhojë e rritjes së Kurum, tregtia me shumicë e pakicë (+4%), Aktivitete inxhinierike dhe arkitekturore; analiza dhe testime teknike (+54%).
KONSUMI RIMËKËMBET NGA ?ILAÇET
Konsumi u rimëkëmb në tremujorin e fundit të vitit, për herë të parë pas pandemisë. INSTAT raportoi se shitjet në volum në tregtinë me pakicë janë rritur 2,6%,krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Por, të dhënat më të detajuara sipas aktiviteteve ekonomike tregojnë se rritja e shpenzimeve për konsum ka ardhur kryesisht për dy nevoja kryesore, njëra bazike për ushqime e pije, ndërsa tjetra e detyruar nga situata pandemike, duke rritur në nivele rekord blerjet e produkteve farmaceutike e mjekësore.
Në dhjetor blerjet e produkteve ushqimore e të tjera u rritën si në dyqanet e pa specializuara (ato të ashtuquajtura të lagjes), ashtu dhe në ato të specializuara (supermarkete), përkatësisht me 9 dhe 7.8%, sipas indeksit të vlerës.
Sipas INSTAT, indeksi i vlerës për ?Produkte farmaceutike, mjekësore dhe ortopedike, kozmetike?, u rrit me rreth 22% si në tetor ashtu dhe në nëntor, në krahasim me muajt përkatës të një viti më parë. Ndërsa në dhjetor, kur kulmoi pandemia e Covid-19, treguesi në vlerë u rrit me 26%. (Në të njëjtat nivele është rritur dhe treguesi në volum).
Konsumi i karburanteve ka vijuar të jetë i dobët; blerjet e produkteve kompjuterike kanë rënë, pasi u rritën ndjeshëm në periudhën e karantinës; blerjet e veshjeve u rritën në tetor, për t?u ngadalësuar më muajt e mëpasshëm./Monitor
Sezoni pranveror i turizmit në Shqipëri pothuajse është djeg...
Të hapësh një biznes në Shqipëri nuk kërkon ndonjë model të ...
Ndryshe nga industria, që në pjesën më të madhe shënuan një ...
Konsumi u rimëkëmb në tremujorin e fundit të vitit, për herë...
Imagjinata e kryeministrit arriti maja të tjera këtë të hënë...
Pjesmarrja dhe fitimi i një gare publike duket se është kthy...
Bizneset anëtare të Dhomës Amerikane të Tregtisë e shohin me...
Pjesa e Shqiptarëve që mbajnë euro cash është rritur vitet e...
Të menaxhosh një biznes, sidomos të vogël sa vjen e po bëhet...
Pandemia e Covid-19 ka hyrë në një fazë intensive në vendin ...
Kriza pandemike nxori të papunë 43, 00 persona në vitin 2020...
Regjimi komunist në Shqipëri e shkatërroi pronën private thu...
Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) përllogarit se Shqipë...
Viti 2021, edhe pse pritet të jetë më i mirë se ai që lamë p...
Teksa shumë sektorë të ekonomisë u futën në ngërç nga pandem...
Qeveria shqiptare ka kërkuar edhe 30.2 milionë dollarë hua p...
Huaja informale jashtë institucioneve huadhënese është një f...
Puna në bankë ose në sigurime sjell sot në vend shpërblimin ...
Mjeku i njohur gjinekolog Halim Kosova është i ftuar mbrëmje...
Qeveria shqiptare ka kërkuar që projekti për modernizimin e ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...