Zvarrit pafundësisht proceset gjyqësore/ Sot, seanca e radhës e Veliajt në GJKKO
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...
Transporti urban në Tiranë përveç rënies të fluksit të pasagjerëve deri në 60% nga frika e infektimeve të Covid-19, informalitetit me shitjen e aboneve po vuan edhe shkeljet e përsëritura nga linjat rrethqytetase.
Kompanitë private të linjave urbane, si: Kombinat-Kinostudio-Tufinë, linja e Tiranës të Re dhe ish uzinës të Autotraktorëve pohojnë se në kundërshtim me itinerarin e përcaktuar nga Bashkia e Tiranës, disa operatorë rrethqytetas po ndërhyjnë, duke u marrë pasagjerë. Punimet në rrugë dhe trafiku i krijuar janë të tjerë faktorë pengues.
Drejtori i transportit urban në ?Alba Trans?, Rixhin Qoshja tha për ?Monitor? se humbjet e kompanisë nga nëntori i 2020 deri tani për shkak të kësaj problematike dhe devijimit të qarkullimit nga punimet në rrethrrotullimin ?Shqiponja? llogariten 40 mln lekë.
Sipas tij në total humbjet e kompanisë nga reduktimi i pasagjerëve për shkak të pandemisë, informalitetit me abonetë dhe problematikës me linjat rrethqytetase dëmet llogariten 1 mln euro.
?Linja e Tiranës së re përbëhet nga dy itenare, një e brendshme në formë unaze dhe ajo e jashtme. Unaza e brendshme është e pezulluar, pasi për shkak të punimeve në rrethrrotullimin ?Shqiponja? nuk mund të vazhdosh itenerarin nga ?Pallati me shigjeta? drejt Laprakës. Në linjën e jashtme kalojnë linjat rrethqytetase, të cilat ndalojnë në të gjitha stacionet e Tiranës të Re, ndërkohë që duhet të ndalojnë vetëm në stacionet e përcaktuara nga Bashkia e Tiranës. Kjo është një problematikë që po na shkakton dëme të mëdha financiare. Për shkak të punimeve nuk jemi në gjendje të zbatojmë kontratën që kemi me bashkinë. Problematika nga punimet është e njëjtë edhe për linjën e uzinës të Autotraktorëve?.
Shqetësimi për abuzimet me linjat rrethqytetase ngrihet edhe nga kompania ?Shega Trans? që administron linjën urbane Kombinat-Kinostudio-Tufinë. Drejtori i transportit urban, Kostandin Foni pohon se problematika me marrjen e pasagjerëve po krijohet nga linjat rrethqytetase nr. 21, Tiranë ? Ndroq Tiranë, nr.19 Tiranë-Pezë- Tiranë dhe nr. 17 Tiranë ? Vaqarr -Tiranë.
Drejtori i linjës urbane Kinostudio-Kombinat shprehet se për zgjidhjen e kësaj situate i është drejtuar me shkresa zyrtare edhe Policisë Bashkiake, pasi shkeljet janë të përsëritura dhe kryhen nga këto linja që me nisjen e veprimtarisë së punës, ora 06:00 deri në mbylljen e linjës.
?Çmimi i linjave qytetase për ofrimin e shërbimit të transportit urban është 40 lekë e përcaktuar me Vendim të Këshillit Bashkiak, ndërkohë për linjat rrethqytetase kjo vlerë është 50-100 lekë në varësi të distancës. Nga praktika rezulton se pasagjerët të cilët merren në stacionimet e linjës sonë nga këto linja rrethqytetase, paguajnë biletën prej 20 ? 30 lekësh, pra 10-20 lekë më pak se vlera e biletës së linjës urbane qytetase dhe 20 deri 60 lekë më pak se bileta e përcaktuar për lëvizjen rrethqytetase.
Automatikisht biletat prej 50-100 lekësh të përcaktuara për linjat urbane rrethqytetase nuk përdoret për pasagjerët që merren në këto stacionime (stacionimet qytetase) në mënyrë të paligjshme dhe jashtë çdo kriteri ligjor për lëvizjen qytetase të tyre. Pra në këto raste kemi mos pajisjen e pasagjerëve me bileta udhëtimi.
Kjo mënyrë veprimi jo vetëm krijon përfitime të padrejta kundrejt operatorëve në treg, por sjell dhe mosdeklarimin real të tyre dhe kryerjen e veprimeve me qëllim evazionin fiskal për përfitime financiare?, thuhet në letrën e këtij operatori drejtuar Policisë Bashkiake të Tiranës.
Më herët në një letër drejtuar Drejtorisë të Përgjithshme të Tatimeve dhe Drejtorisë të Hetimit Tatimor operatorët e transportit urban në Tiranë, ngritën shqetësimin e mbipopullimit të tregut me abone të përgjithshme, nga shitja e tyre në tregun e zi me gjysmë çmimi. Kompanitë pohuan edhe funksionimin e një skeme evazioni, që po favorizohet nga rënia e fluksit të frekuentimit për shkak të Covid -19 dhe mungesës të kontrollit nga institucionet shtetërore./Monitor
Bashkimi Evropian përmes prgramit IPARD do të mbështes ferme...
Pandemia Covid -19 ka krijuar vështirësi në tregun e punës d...
Pandemia e Covid-19 si kudo tjetër edhe në Kosovë ka shkaktu...
Rreth 15% e bizneseve në vend janë bare dhe restorante. Në v...
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka prezantuar ditën e s...
Ekonomia shqiptare po përballet me vështirësi e sfida të shu...
Turizmi ka qenë sektori më i goditur në vitin 2020. Pandemia...
Ndonëse 2020-a ishte një vit, kur udhëtimet u bllokuan që ng...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në një deklar...
Pandemia e Covid-19 ka ndikuar ndjeshëm në aktivitetin e biz...
Sezoni pranveror i turizmit në Shqipëri pothuajse është djeg...
Të hapësh një biznes në Shqipëri nuk kërkon ndonjë model të ...
Ndryshe nga industria, që në pjesën më të madhe shënuan një ...
Konsumi u rimëkëmb në tremujorin e fundit të vitit, për herë...
Imagjinata e kryeministrit arriti maja të tjera këtë të hënë...
Pjesmarrja dhe fitimi i një gare publike duket se është kthy...
Bizneset anëtare të Dhomës Amerikane të Tregtisë e shohin me...
Pjesa e Shqiptarëve që mbajnë euro cash është rritur vitet e...
Të menaxhosh një biznes, sidomos të vogël sa vjen e po bëhet...
Pandemia e Covid-19 ka hyrë në një fazë intensive në vendin ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...