web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Asnjë “braktisje” nga Kamberi, lojtari i pranishëm në stërvitje duke pritur kthimin në Skoci

30 Mars 2021, 17:40, Sport CNA

Nuk ka asnjë përplasje mes Florian Kamberit dhe stafit të përfaqësueses shqiptar e aq më pak një braktisje të grumbullimit nga sulmuesi. Zërat e përhapur në ditën e fundit nuk kanë gjetur konfirmim as te trajneri Reja e as te vetë fubtollisti i cili edhe pse i dëmtuar, është shfaqur në stërvitje me pjesën tjetër të ekipit.

Reja ka shpjeguar se lojtari është i dëmtuar dhe se nuk është në gjendje të luajë ndaj San Marinos për shkak të problemeve fizike. Por ai kishte udhëtuar me skuadrën dhe tashmë thjesht priste momentin për t?u larguar drejt Skocisë për rë vazhduar riaftësimin pranë klubit të tij.

Kamera e RTSH Sport ka fiksuar lojtarin në stërvitjen e sotme të kombëtares, duke i dhënë fund të gjitha spekulimeve se sulmuesi kishte braktisur ekipin pasi trajneri Reja nuk e kishte aktivizuar në ndeshjen ndaj Anglisë.





Lajmet e fundit nga