web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kolegji Zgjedhor rrëzoi KAS-in/ Reagon Ivi Kaso: Ky vendim nuk respekton ligjin elektoral

29 Mars 2021, 13:57, Politikë CNA

Përfaqësuesi ligjor i PD-së në KQZ, Ivi Kaso ka reaguar pasi ,Kolegji Zgjedhor rrëzoi KAS-in la në fuqi vendimin dhe Ilirjan Celibashit për numrin e kandidatëve të koalicionit PD-AN.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Kaso shkruan se ky nuk është një vendim që respekton ligjin elektoral.

?Vendimi i sotëm i Kolegjit Zgjedhor për listën e deputetëve nuk është vendim që respekton ligjin elektoral. Ndalimi i opozitës për t?u përfaqësuar në zgjedhje me lista të plota është i ndikuar politikisht nga interesi politik i partisë në pushtet.

Jemi të keqardhur për këtë vendim që nuk i shërben ligjit dhe interesit publik, por ne besojmë se rezultati në fund të procesit zgjedhor do të tregojë se opozita është shumica politike në vend?– ka shkruar ai.

Kaso u shpreh se pavarësisht të gjithave , ata do të vazhdojnë betejën e tyre për të fituar zgjedhjet e 25 Prillit.

?Pavarësisht se vendimi i Kolegjit nuk është në përputhje me ligjin, ne do ta respektojmë atë dhe do të vazhdojmë betejën tonë për fitoren e zgjedhjeve në 25 Prill, për t?u sjellë shqiptarëve ndryshmin që duan dhe meritojnë”– ka shkruar Kaso./ CNA.al





Lajmet e fundit nga