web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Tomori mposht Egnatian dhe ndez luftën për titull, Besa ia del në frymën e fundit. Pogradeci nuk fal, ja rezultatet

27 Mars 2021, 14:38, Sport CNA

Janë mbyllur 3 ndeshjet e Kategorisë së Parë në grupin B, të vlefshme për javën e 18-të.

Padyshim vëmendja e të gjithëve ishte te ndeshja në Berat, mes Tomorit dhe Egnatias. Ishin vendasit që dolën fitimtarë nga kjo ndeshje, teksa iu falën një goli të Mikel Cankës në minutën e 45?, i cili realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Me këtë fitore, Tomori shkon në kuotën e 29 pikëve, 3 më pak se Egnatia që kryeson kampionatin.

Fitore ka korrur edhe Pogradeci, që ka mposhtur në shtëpi Turbinën me rezultatin 2-0, falë golave të Topllarit dhe Jahajt. Më këtë fitore liqenorët i qëndrojnë pas Tomorit me 28 pikë.

Fitore për ?infarkt? ka marrë Besa, që ka mposhtur me përmbysje Elbasanin, falë golave të Kacbufit në minutën e 70? dhe Lilës në minutën e 91?, pasi Elbasani kishte kaluar në avantazh në minutën e 49? me Da Limën.

REZULTATET:

TOMORI-EGNATIA 1-0

Canka 45?

POGRADECI-TURBINA 2-0

Topllari 67?, Jahaj 84?

ELBASANI-BESA (Në Librazhd) 1-2

Da Lima 49? / Kacbufi 70?, Lila 91?





Lajmet e fundit nga