web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“O demokrat, o kokë e madhe”/ Rama ‘thumbon’ Bashën nga Kruja: Mirë që humb gomari, por s’na vijnë as drutë!

27 Mars 2021, 17:56, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ironitë ndaj kryedemokratit Basha mbrëmjen e sotme në Krujë teksa prezanton kandidatët për zgjedhjet e 25 prillit.

 ?Me marr një gamor që fle gjumë në këmbë dhe i thua shko merr drutë, nuk vijnë drutë, na humb dhe gamori, mirë që humb ai, por nuk na vijnë as drutë. Nuk më do mua, hajt se nuk kam dalë që të gjej nuse se e kam gjetur, ik shih sport, po punën kush do ta bëjë, Krujën kush do ta bëjë që fëmijët e tu o demokrat, o kokë e madhe që të rriten këtu dhe ta kenë të ardhmen e vetë këtu.

Pash një kokë të madhe demokratike në Pazar, por në dyqanin e vet e ka taksën zero, dhe jo me premtim por e ka sot. Por si mund të votosh me këmbët e tua gomarin blu, dhe më pas të vij taksa e sheshtë më shumë se ky këtu. Pra ti më i vogli ta hash më keq se i madhi.?, tha Rama./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga