web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kardiologu i njohur mesazh prekës për Arjan Salën/ “Qerase” me nga një jetë 25 njerëz

27 Mars 2021, 09:13, Sociale CNA

Kardiologu i spitalit ?Shefqet Ndroqi? Meriton Siqeca, ka shkruar një mesazh rrëqethës për 32 vjeçarin Arjan Sala, punonjësi i sigurisë në qendrën tregtare ?Casa Italia?, i cili humbi jetën tragjikisht teksa hyri mes flakëve për të shpëtuar kolegët.

Mes rreshtash, Siqeca shkruan se Arjan Sala iku duke ?qërasur? me nga një JETË, 25 njerëz!

?Nuk të kam njohur, por të paskam mik, o vëlla Shqiptar, o specie në zhdukje, o Arjan Sala! Dua të të nxjerr nga fotografia e të të qëras me një kafe (ndërkohë që, zemërgjerësia te ne, matet me kush qëras tavolinën), por ti ke ikur, duke ?qërasur? me nga një JETË, 25 njerëz!

Unë e di që do të jetosh edhe 12 orë në zemrat, mendjet dhe fotografitë tona, se ne, duhet t?i kthehemi analizave të thella rakihaneske mbi zgjedhjet që po vijnë. Unë të premtoj, nga kjo bota këtu, që ke vend në zemrën time përjetë, o hero! Nuk të njoha kurrë, por të kam mik përjetësisht, o vëlla Shqiptar! U prehsh në paqe e forcë e durim familjes?, shkruan mjeku./CNA.al





Lajmet e fundit nga