Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Janari dhe shkurti të një viti më parë ishin dy muaj të qetë në gjithë globin dhe askush nuk do të mund ta parashikonte stuhinë që do të vinte më pas.
Pas zbulimit të rastit të parë me Covid-19 në Itali në shkurt, marsi ishte fatal për këtë shtet, i cili pa një rritje të menjëhershme të vdekjeve me 48% me bazë vjetore atë muaj, sipas të dhënave zyrtare nga Instituti Statistikor, pasi ishin tkurrur me 6.1% në janar-shkurt. Shtimi i fataliteteve tronditi Europën, me shtetet që nxituan të vendosnin karantinat më të ashpra që ishin parë ndonjëherë, duke zgjedhur të vuanin pasojat në ekonomi, përballë humbjeve të jetëve të njerëzve.
Pas Italisë, që ishte e para që priti valën fillestare të pandemisë, tendenca e rritjes së fataliteteve u konstatua në të gjithë Europën. ?Monitor? ka përpunuar të dhënat për rritjen e vdekshmërisë për mars-dhjetor 2020, periudhën kur filloi e kulmoi pandemia, e krahasuar me mesataren e të njëjtës periudhë 2016-2019, bazuar në të dhënat e Eurostat, që i publikon me bazë javore dhe instituteve statistikore përkatëse për vendet e rajonit.
Nga të dhënat rezulton se Shqipëria, e cila zgjodhi të zbatojë kufizime të rrepta vetëm në mars-maj ka përjetuar valën më fatale të pandemisë, me një rritje të numrit të vdekjeve me 38% për mars-dhjetor 2020, krahasuar me mesataren e të njëjtës periudhë 2016-2019, pasi janari dhe shkurti kishin shënuar tendencë rënëse. Sipas INSTAT dhe Eurostat, për periudhën në fjalë (përjashtuar janarin dhe shkurtin) janë regjistruar rreth 6 mijë jetë të humbura më shumë.
Shqipëria ka një diferencë rreth 30% më të lartë për shtesën e vdekshmërisë në periudhën e pandemisë me të gjithë shtetet e tjera të Europës (vetëm të dhënat për Bosnjë Hercegovinën nuk janë ende të disponueshme).
Shteti i dytë pas nesh, me rritjen më të lartë të fataliteteve për periudhën pandemike është Maqedonia , me +29%, e ndjekur nga Spanja (+27.2), Polonia (27.1%), Sllovenia (+26.4%), Belgjika (24.5%), Italia (24.4%), Çekia (23.8%), Bullgaria (23%), Rumani (21.5%), Zvicër (21.3%), Maltë (20.6%), Kosovë (20.4%, e krahasuar vetëm me vitin 2019). Për shtetet e tjera rritja ka qenë më e ulët se 20%, ndërsa pandeminë pothuajse nuk e kanë vuajtur fare Islanda (1.5%) dhe Norvegjia (2.7%)- shiko grafikun: Rritja e vdekjeve, mars-dhjetor 2020 kundrejt mesatares përkatëse 2016-2019.
Karantina e ashpër, që në pothuajse gjithë Europën zgjati mes marsit dhe majit e frenoi disi valën e parë të pandemisë. Në Itali, psh, pas rritjes së fataliteteve dhe në prill me 40%, maji deri në shtator ishin të qetë, me rritje të ulët mes 3-6%, madje në qershor treguesi ra me 0.75 me bazë vjetore, sipas ISTAT.
Në Shqipëri, vala e parë nisi nga qershori, disa javë pas lehtësimit të masave të rrepta kufizuese, për të kulmuar në gjysmën e dytë të vitit. I njëjti krahasim për shtetet e Europës, por për 6 mujorin e dytë 2020 në raport me mesataren përkatëse katërvjeçare 2016-2019 tregon se në Shqipëri, rritja e fataliteteve ishte 53.2%, sërish më e larta e Europës. Në përgjithësi, shtetet e rajonit nuk arritën të menaxhonin pandeminë pas daljes nga karantina. Në Maqedoni, fatalitetet u rritën me 51%, ndërsa në Kosovë me 48.5%, në 6 mujorin e dytë 2020. Situata e rënduar ishte dhe në Poloni, Slloveni, Bullgari, Çeki, Rumani, Serbi, Mali i Zi. (shiko grafikun: Rritja e vdekjeve 6 M II 2020/ 6 M II 2016-2019 (%)).
Në tremujorin e katërt 2020, rritja vjetore në raport me mesataren përkatëse katërvjeçare ishte më e larta në Maqedoni (83.7%). Nëntori dhe dhjetori ishin fatalë në shtetin fqinj, me rritje të jetëve të humbura përkatësisht me 103% dhe 143%, sipas të dhënave zyrtare të institutit të statistikave të Maqedonisë.
Sllovenia dhe Polonia ishin dy shtetet e tjera që panë rritje dramatike të pasojave që Covid-19 dha në humbjet e jetëve, me rritje përkatësisht 74.7 dhe 73.6%. Shqipëria është e katërta në tremujorin e katërt, me shtim të fataliteteve me 70.3%. Bullgaria, Çekia, Zvicra, Rumania, Sllovakia shënuar rritje me mbi 50%. (shiko grafikun: Rritja e vdekjeve T IV 2020/ T IV 2016-2019).
Janar- shkurti 2021, pjesa më e madhe e Europës qetësohet, Shqipëria jo
Teksa Shqipëria duket se po eksperimenton me krijimin e imunitetit natyror të tufës, me kufizime minimale, ndryshe nga mbylljet e reja të Europës, vala e tretë e pandemisë ishte e fortë edhe në muajt e parë të këtij viti. Të dhënat nga Zyra e Gjendjes Civile, e cila raporton vdekjet e ndodhura në territorin e Republikës së Shqipërisë, bëjnë të ditur se fatalitetet u rritën përkatësisht me 30.7% në janar dhe 78.6% në shkurt, me bazë vjetore (53% për janar-shkurt), ose rreth 2.2 mijë jetë të humbura më shumë se dy muajt e parë të 2020-s, kur nuk kishte filluar ende pandemia, duke e çuar në mbi 8 mijë bilancin që nga fillimi i pandemisë.
Kjo shifër mbetet deri tani më e lartë, e krahasuar me ato shtete për të cilat Eurostat ka nxjerrë të dhëna për 2 mujorin e parë të vitit. E dyta renditet Portugalia, që po përjeton një kulm të ri të pandemisë, me rritje 51%, por ky shtet në gjysmën e dytë të vitit të kaluar raporti rritje 21% të fataliteteve, kundrejt 53% të Shqipërisë.
Ndërsa shtetet që shënuan valë më fatale në 2020-n, e kanë mbajtur nën kontroll pandeminë në muajt e parë të 2021, psh Bullgaria me rritje 6.7%, me bazë vjetore, Belgjika 1.4%, Çekia 12% (për 7 javët e para 2021), Gjermania 15%, Spanja 21%, Franca 14.5%, Austria 8%. Në Serbi, një shtet që ka ecur shpejt me vaksinimin, në janar rritja e fataliteteve ishte vetëm 2.1%.
Mjeku Ilir Allkja pohoi më herët për Monitor se rritja e lartë e fataliteteve në Shqipëri lidhet me mospasjen e një sistemi solid shëndetësor, numrin e ulët të mjekëve në raport me popullsinë, me mungesa të shumta në mjete e burime njerëzore; lënien pas dore të sëmurëve kardiakë, me tumore apo probleme të tjera. Ai shton se Shqipëria ka pasur dhe humbjet më të larta të jetës në spitalet Covid, në dhomat e terapisë intensive si dhe në intubim, që vërteton se pajisja e këtyre spitaleve me mjete jetë-shpëtuese si dhe trajnimi i stafeve të tyre lë për të dëshiruar.
Shqipëria me numrin më të ulët të mjekëve për 10 mijë banorë
Të dhëna të tjera të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) tregojnë se ka një lidhje direkte mes numrit të ulët të mjekëve për 10 mijë banorë dhe rritjes së vdekshmërisë nga Covid-19. Sipas hartës së OBSH-së, ?
në vitin 2019, Shqipëria kishte 16 mjekë për 10 mijë banorë, që ndonëse në rritje nga 12 mjekë në 2016-n, sërish mbetet më e ulëta në Europë.
Në Maqedoni, ky tregues është 28 mjekë, në Serbi 31, në Mal të Zi arrin në 27. Polonia, e cila ka një rritje të lartë të fataliteteve ka një numër relativisht të ulët të mjekëve, me 23 për 10 mijë banorë.
Shtetet perëndimore kanë shumë më tepër mjekë në dispozicion të popullsisë së tyre, ku rekordin e mban Italia, me 80 mjekë për 10 mijë banorë, Franca (65), Greqia (62) Gjermania (43), Mbretëria e Bashkuar (58), Norvegjia (48)/Monitor
Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga mot i qëndrueshme, po...
Koordinatori Kombëtar për Shëndetësinë në PD, Gazmend Koduzi...
Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka folur për...
Ditën e nesërme parashikohet mot i kthjellët me alternime vr...
Komiteti Teknik i Ekspertëve ka bërë me dije se në ditët në ...
Komiteti Teknik i Ekspertëve të Shëndetësisë ka dalë sot par...
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka dhënë një laj...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka publikuar një foto të v...
Lindshmëria u përkeqësua në të gjithë Europën gjatë vitit 20...
Trombozat e venave të sinusit bënë që në shumë vende të ndal...
Dita do të nise me kthjellime, por mesdita do të sjellë zhvi...
Popullsia e Shqipërisë rezulton më prekje të lartë nga diabe...
Nga Andrea Daniele Signorelli“A mund ta imagjinoni se si do ...
Vendi ynë do të kushtëzohet nga kthjellime dhe vranësira kal...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dalë me një tjetër njoftim lid...
Përkeqësimi i kushteve të motit ka sjellë probleme në disa z...
Shkencëtarët thonë se nuk ka dyshime që bota do të goditet n...
Vendi ynë do të ndikohet nga vranësira të cilat do të sjelli...
Vdekjet nga Covid-19 u përgjysmuan të dielën krahasuar me të...
Rikthimi i reshjeve të dëborës ka sjelle edhe një sërë probl...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...