web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ylli Manjani tallet me Doshin/ Toma ka të drejtë, prandaj po shkëlqen reforma

26 Mars 2021, 20:24, Politikë CNA

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka reaguar pas deklaratës së Tom Doshit, i cili u përgjigj për thirrjet e njëpasnjëshme të ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Doshi e cilësoi veten si një njeri kyç për kalimin në Parlament të Reformës në Drejtësi, ndërsa Manjani e ka ironizuar për këtë deklaratë.

Ish-ministri thotë se Doshi ka të drejtë që pretendon se është votues dhe dëshmitar i reformës në drejtësi, teksa thekson se për këtë shkak shteti mbeti pa gjykata e pa drejtësi.

?Hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahah. Me lot kam qeshë.

Hahahahahahahahahahahahahhaahahahahahahahahaha

Zonja Kim mbron reformën e zotit Tomë! Dmth reformën e bëri edhe Amerika edhe Toma, pra AmeriToma. Edhe Europa edhe Toma, dmth EuroToma.

Edhe konsensusi politik edhe Toma, dmth Tomsenusi. Edhe Koalicioni PS-LSI edhe Toma, pra KoaliToma.

Toma ka të drejtë, është votues dhe dëshmitar i reformës në drejtësi.  Prandaj dhe shkëlqen ajo reformë! La shtetin pa gjykata e pa drejtësi…

Me vjen mirë që shtohen radhët e “krenarëve” vetdeklarohen si pronarë të deformës në drejtësi. Por nuk e kuptoj përse zihen me njëri tjetrin!??, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al





Lajmet e fundit nga