web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Açka hap fushatën e PD/ “Është ëndrra e tim biri ta shohim Shqipërinë në BE”

25 Mars 2021, 17:34, Politikë CNA

Në çeljen e fushatës së Partisë Demokratike ka folur dhe shkrimtarja e njohur Flutura Açka, e cila është kandidate për deputete në qarkun e Elbasanit. Açka tha se vendosi që të mos jetë indiferente e këtyre zgjedhjeve sepse pas zgjedhjes për të kandiduar në Elbasan, hyri në zemërekun e demokracisë, në zemër të asaj që deri dje e ka parë nga larg.

Kandidatja për deputete theksoi se në këto zgjedhje ka vetëm dy rrugë, ose të ndreqim demokracinë që kemi, ose të kalojmë në diktaturë, duke shtuar që është ëndrra e tim biri ta shohim Shqipërinë në BE.

?Unë jam Flutura Açka, shkrimtarja shqiptare, të nderuar shqiptarë kudo që të jeni, të nderuar demokratë të këtij sheshi të pranishëm, të nderuar kolegë kandidatë, i nderuar zoti Basha. Si njeri i letrave unë nuk di të mbaj fjalime politike, por di të flas me zemër. Si njeri i mësuar me vite me vesin e vetmisë, nuk e kam të lehtë që të ndaj nga vetja emocionin, dhe nis dhe më merret goja kur flas për gjëra shumë të dashura. Dhe një prej tyre është të jem edhe këtu sonte me nje përgjegjësi shumë të madhe.

Për kujtesën, shpresën dhe të vërtetën dua të flas sonte. Nuk ka qenë e lehtë për mua, që të pranoja për të qenë pjesë e kësaj gare, ti thuash jo në kohëra si kjo e jona, nuk bën gjë tjetër veçse të pranosh postulatin, për vendin që kanë në ferr indiferentët e kohëve të turbullta. Unë vendosa që të mos jem indiferente, pasi me zgjedhjen për të kandiduar në Elbasan, ju më kthyet te kujtesa, duke hyrë në zemërekun e demokracisë, në zemër të asaj që deri dje e kam parë nga larg, me magjepsje po zbuloj se çfarë i shtyn këta dhjetra e qindra shqiptarë, që të dalin dhe të kërkojnë një jetë më të mirë për familjet e tyre.

Ajo shtysë besoj se është vetëm besimi te fitorja, që janë shqiptarë të denjë për një jetë më të bukur se kjo e sotmja. Në portat ku trokas janë larguar shumë prej familjeve, ikën se ishin të papunë, ishin pa identitet. Në këto zgjedhje kemi vetëm dy rrugë, ose të ndreqim demokracinë që kemi, pse të kalojmë në diktaturë.?/ CNA.al





Lajmet e fundit nga