web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Floriana Garo mban fjalimin “prekës”/ “Basha punon deri natën vonë pa u lodhur, do sjellë ndryshimin”

25 Mars 2021, 17:56, Politikë CNA

Zëdhënësja e PD-së për fushatë zgjedhore Floriana Garo u shpreh se njeriu i vetëm që mund të sjellë ndryshimin është Lulzim Basha.

Gjatë fjalës së saj në çeljen e fushatës zgjedhore, Garo u shpreh se Basha është ai që do të punojë ditë dhe natë për të ardhmen e vendit.

?Pasi u disa here  takova Lulzim Bashën, e kisha te qarte se ai është udhëheqësi që i duhet Shqipërisë.

 I vendosur, karizmatik, me përvojë –

 Dhe në të njëjtën kohë edhe një njeri i dashur dhe i afërt me njerëzit.

 Një person që ju flet njerzzve në sy, me të njëjtën gjuhë.

 Një person i cili është i përkushtuar ndaj Shqipësrise tone te bukur dhe është i gatshëm për të sjellë ndryshimin qe mezi e presim te gjithë

Muajt e fundit e kam parë duke punuar deri në orët e vona të natës.

 Ai eshte konsultuar me shumë ekspertë për të sjellë më shumë plane pune, te detajuara dhe që do të përmirësojnë jetën e të gjithë neve në Shqipëri.

Unë e kam parë Lulzim Bashen të zhvillojë bashkëbisedime dhe takime mbi çështje politikash me udhëheqësit evropianë. Unë pashë se si ata e vështruan atë – me admirim dhe me miqësi të thellë.

 Dhe mbi të gjitha – pashë Lulzim Bashën që takohet çdo ditë me qytetarët e Shqipërisë.

 Nga këto takime mësova ta vlerësoj edhe më shumë.

 Qytetarët shqiptarë kanë nevojë për ndryshim.

 Vendi ynë ka nevojë për ndryshim.

 I vetmi person që mund ta sjellë këtë ndryshim,

 I vetmi person që mund të formojë një qeveri që do të punojë për qytetarët në vend të një qeverie që punon vetëm për vete  e saj -Ai është Lulzim Basha?, tha Garo./CNA.al





Lajmet e fundit nga