web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Testi i poligrafit për kandidatët të BKH dhe ligji për Policinë përfundojnë në Gjykatën Kushtetuese

22 Mars 2021, 12:02, Aktualitet CNA

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka çuar në Gjykatën Kushtetuese, një nga kushtet e përzgjedhjes për kandidatet dhe drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Testin e Poligrafit.

Sipas Komiteti Shqiptar të Helsinkit, Testi i Poligrafit, argumenton se ky test shkel të drejtat e njeriut dhe privatësinë.
Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë padinë më 23 mars në orën 10:00.

“Gjykata Kushtetuese njofton se seanca plenare e caktuar në datën 23.03.2021, ora 10:00, për shqyrtimin e kërkesës së paraqitur nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, me objekt: ?Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të nenit 34, pika 2, shkronja ?gj?; nenit 38, pika 2, shkronja ?e? të ligjit nr.95/2016 ?Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar? dhe nenit 38, pika 2, të ligjit nr.12/2018 ?Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës së Shqipërisë dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme?, bazuar në nenin 44/a të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 ?Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë? të ndryshuar, është shtyrë në një datë tjetër. Në lidhje për datën dhe orën e seancës plenare, do të ndiqen rregullat përkatëse të njoftimit të palëve dhe të publikimit të saj”, thuhet në njoftim./CNA.al





Lajmet e fundit nga