web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Plagosja me armë në Durrës/ Shoqërohen disa persona, policia në kërkim të autorit

22 Mars 2021, 19:10, Kronika CNA

Dalin detajet e para nga të shtënat me armë në qytetin e Durrësit, të cilat janë regjistruar rreth orës 19:20, në lagjen nr.4.

Blutë bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur 25-vjeçari me iniciale A.T., i cili është dërguar menjëherë në spital dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

I riu është konfliktuar me shtetasin me iniciale E.B. dhe ky i fundit ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar në dorë.

Autori është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli dhe ka shoqëruar disa persona.

?Më datë 22.03.2021, rreth orës 19:20, në lagjen nr.4, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është plagosur në dorë me armë zjarri shtetasi A. T., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit, shtetasit E.B.

Në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës janë shoqëruar disa persona?, thuhet në njoftimin e policisë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga