web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Artan Hoxha bën deklaratën e fortë/ Mond Çekiçi, aksioner në një media të rëndësishme në vend

22 Mars 2021, 22:36, Aktualitet CNA

Gazetari Artan Hoxha dhe Klodiana Lala u shprehën mbrëmjen e sotme se Edmond Koçi, i cili mbeti viktimë e një atentati në Durrës dy ditë më parë, ishte aksioner në një media të rëndësishme në vend. Të ftuar në emisionin ?Opinion?, të dy gazetarët thanë se Koçi posedonte 30% të aksioneve në një paltformë mediatike.

Pjesë nga diskutimi:

Hoxha: Jo në emrin e vet, por në emër të dikujt tjetër ishte aksioner dhe në media.

Lala: 30% në një nga mediat më të njohura në vend.

Hoxha: Rrinte me personazhe të njohur medias. Nuk binte në sy, po të mos e njihje. Është aksioner në një paltformë mediatike, e ka në QKR. Nuk është në emrin e tij, por është bashkëshortja, ajo është drejtoreshë juridike në bashki atje.  Ky nuk ishte nga këta banditët që fshihej. Nuk fshihej, ruhej, ishte i kujdesshëm./CNA.al





Lajmet e fundit nga