web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

 “Kthjelloni mendjet tuaja të errësuara nga pasionet politike”/ Kalo: Vazhdoni vaksinimin me AstraZeneca

18 Mars 2021, 21:46, Lifestyle CNA

Ditën e sotme Agjencia e Barnave i dha shenjën positive vaksinës AstraZeneca për tu injektuar, pas bllokimit disa ditor me argumentin se jepte efekte anëore.

Mjeku Tritan Kalo, pas njoftimit të EMA-s, bëri një reagim me anë të një postimi në rrjete sociale duke shkruar se duhet vazhduar sa më shpejt me procesin e vaksinimit duke mos humbur kohë.

Sipas Kalos, çdo vdekje është një fatkeqësi për popullin shqiptar duke shtuar se kurrë arsyetimi shkencor nuk duhet të errësohet nga politika.

Shënimi i plotë i Tritan Kalos:

Kohë kovidiane?18.03.2021?Mantelbardhëve për çdo moment të jetës dhe punës së tyre, DUHET që arsyetimin tua udhërrefejë Betimi i tyre, dija shkencore dhe profesionalizmi?.KURRË arsyetimi ynë nuku duhet, që në asnjë rrethanë të errësohet nga pasionet e ?Pordhi-tikës??.

Prononcimi im i mëposhtëm, i cili i parapriu vendimit të sotëm të EMA (Agjensisë Europiane të Medikamenteve) në lidhje me sigurinë e vaksinës Astra-Zeneca kundër Covid-19 pati jehonë shumë positive, POR ai nxiti edhe jo pak komente të mëndjeçarturve të yshtura nga militantizmi?Jo më kot ?il poppolo Albanese? shprehet se: ?E drejta vonon por kurrë nuk mungon??.

Kthjelloni mëndjet tuaja të errësuara nga pasionet politike?Jemi në një ?luftë për jetë a vdekje me armikun e padukshëm Sars-Cov2/Covid-19??.Mbështetja e çdo mase dhe veprimi, që mbështet këtë ?luftë? ndaj një virusi jetëlëndues dhe jetëmarrës është e mirëpritur, e kundërta duhet dënuar si moralisht po ashtu edhe ligjërisht?Nuk jemi të tepërt mbi këtë tokë, ndaj edhe një jetë e humbur është shumë për Kombin Shqiptar?.

Fatmirësisht masave dobiprurëse në këtë ?luftë? MHD (Maskë, Higjenë dhe Distancim) u erdhi më së fundmi në ndihmë edhe një masë e katërt VAKSINIMI?Informohuni paraprikisht për të dhe më pas mos hezitoni për asnjë dekikë në bërjen e saj?

Vaksinimin, vaksinim dhe vaksinim sa më shumë dhe sa më shpejt që të jetë e mundur?Ju duam dhe për çdo minutë jemi aty në vijën e parë të kësaj lufte, që me Punën, Përkushtimin dhe Profesionalizmin tonë tju vimë në ndihmë për të triumfuar mbi Sars-Cov2/Covid-19?.Together forever!!!/ CNA.al





Lajmet e fundit nga