web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Debatet për vaksinën AstraZeneca/ Flasin mjekët Kalo dhe Ylli: Humbje kohe, të vijojë vaksinimi

16 Mars 2021, 18:31, Lifestyle CNA

Shumë shtete kanë pezulluar përdorimin e vaksinës AstraZenea, ndërsa në vendin tonë ka një debat të madh se pse Shqipëria vijojnë injektimin e dozave.

Mjeku Tritan Kalo e cilëson gjithë debatin politik, ndëshkim për Britaninë post-BREXIT, pasi sipas tij vaksina AstraZeneca është po aq efikase sa edhe Pfizer.

?Së pari është katër herë më e lirë se Pfizer- Biontech, së dyti ruhet si vaksinat e tjera dhe jo në -80 gradë si Pfizer-Biontech, së treti është pothuajse po aq efikase sa vaksina e Pfizer-Biontech?Në mbyllje, është thjesht një ndëshkim i Britanisë post-brexit?. Politikë përtej arsyes e nevojave njerzore? , theksoi Kalo.

Ndërkohë që epidemiologu Alban Ylli, që u bë pjesë e Komitetit Teknik të Ekspertëve po ashtu e cilësoi humbje kohe vendimin e shumë vendeve të BE-së për të pezulluar vaksinën AstraZeneca.

?Humbje kohe, jemi në një situatë të pazakontë për ne kryesorja është që të sigurojmë sa më shumë vaksina? tha ai. I pyetur në lidhje me masat anti-covid, se cili është mendimi i tij nëse duhet të shtrëngohen, Ylli u shpreh se ?Besoj se duhet të qëndrojnë në fuqi të njëjtat masa që janë? përfundoi ai.





Lajmet e fundit nga