web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arvizu mesazh politikës shqiptare: Largohuni nga konfliktet dhe sulmet ndaj njëri-tjetrit

16 Mars 2021, 16:15, Politikë CNA

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Aleksandër Arvizu në një intervistë për Euronews Albania i ka bërë apel politikës shqiptare të largohen nga konfliktet dhe sulmet ndaj njëri tjetrit.

Arvizu tha se nuk habitej me incidentet e para të fushatës, por theksoi se qytetarët duhet të vendosin se çfarë është më e mira për ta, familjet dhe vendin e tyre.

?Është e rëndësishme të votoni, shumë e rëndësishme, mos humbni shpresën, vota ka vërtetë peshë,? ? ishte apeli i Arvizu për qytetarët shqiptare.

Gjatë intervistës Arvizu kujtoi zgjedhjet lokale të vitit 2011 dhe zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 gjatë së cilave u përdor gjithashtu gjuhë e ashpër nga politika, por që ?në fund të dyja ato zgjedhje u panë si të besueshme?. Thënë këtë Arvizu tha se kishte pritshmëri se edhe zgjedhjet e ardhshme ?do të jenë të besueshme?.

?Njerëzit thjesht duhet të fokusohen tek politikat, më kupton, të largohen nga konfliktet mes personaliteteve nga sulmet ndaj njëri tjetrit, shfrytëzimi i medias…e di që është e thjesht në teori dhe e di që në realitet nuk është aq e thjesht. Por njerëzve thjesht u duhet të bëjnë një zgjedhje dhe të vendosin ç?është më e mira për ta, familjet dhe vendin e tyre,? ? tha ish-ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Arvizu.

Diplomati amerikan tregoi se është i informuar për zhvillimet në Shqipëri, si për shembull ndryshimet e kodit zgjedhor, pasi vijon të mbajë kontakte në Tiranë. Sipas tij zgjedhjet e 25 prillit do jenë një test për partitë kryesore dhe diplomacia amerikane pret që procesi të jetë i rregullt dhe i paqtë.

?Vota ka vërtetë peshë dhe ndryshimi është i mundur vetëm nëse njerëzit paraqiten ditën e zgjedhjeve për të votuar. Edhe nëse votoni për mazhorancën edhe nëse votoni për opozitën, ndryshimi nuk është i mundur nëse nuk votoni,? ? ishte mesazhi i Arvizus për shqiptarët.

Me rastin e 30-vjetorit të ri-vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve, diplomati amerikan e vlerësoi Shqipërinë si ?mik të mrekullueshëm të SHBA-së?.

Ai pranoi se mund të bëhej më shumë për të ndihmuar në arritjen e standardeve demokratike, por theksoi se demokracia është ?një proces? dhe ?është shumë e domosdoshme që të qëndrohet në rrugën e nisur? duke nënkuptuar këtu reformat si ajo e drejtësisë.

Sipas Arvizut ?SHBA duhet të jetë më e përfshirë në Ballkanin Perëndimor? për sa i përket investimeve dhe politikës pasi ?në rajon ka shumë forca që po punojnë dhe jo të gjitha janë pozitive dhe demokratike?./euronews





Lajmet e fundit nga