web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

13 vite nga ngjarja e Gërdecit/ Artan Hoxha: Politikanët e kanë harruar shpërthimin apokaliptik

15 Mars 2021, 15:29, Aktualitet CNA

Gazetari Artan Hoxha ka kujtuar shpërthimin apokaliptik të ndodhur në Gërdec në 15 mars 2008, ku mbetën 26 viktima.

Përmeas një postimi, Hoxha shprehet se ndonëse kanë kaluar plot 13 vjet nga ngjarja e rëndë, politikanët në vendin tonë bëjnë sikur e kanë harruar dhe në memorialin e viktimave nuk ishte asnjë tjetër përvecc familjarëve.

?E mbani mend Gerdecin?!

Po 26 te vraret e shperthimit apokaliptik?!

Po ATE kryeministrin, qe nuk njihte baxhanakun?!

Po ATE tjetrin, qe sot eshte kryeminister dhe i rrihte shpatullat atij, qe nuk njihte baxhanakun?!!!

15 mars 2008 – 15 mars 2021

Kane kaluar vetem 13 vite nga ajo dite kobzeze, por politikanet tane bejne sikur e kane harruar.

Sikur nuk ka ndodhur kurre…

Sot, ne memorialin kushtuar kesaj tragjedie ishin vetem familjaret e viktimave…

Asnje qeveritar. Po asnje per be…

Asnje opozitar. Po asnje fare…

Asnje politikan. Po hic fare nuk pati…

Asnje deputet, po kokerr nuk shkoi…

Ne foton e fundit eshte njeri nga komplekset e banimit me luksoz ne kryeqytet, e ka ndertuar Mihal Delijorgji pasi doli nga burgimi per Gerdecin…

Aty ka shume lokale te mira. Fundja pse te shkonin kot deri ne Gerdec.

Gerdecin nuk e mban mend njeri.

Me mire nja kafe apo nje dreke te kompleksi Mihalit, te ish-parku, ben vaki ta kesh falas se paguan pronari?, shkruan Artan Hoxha./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga