web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Covid-19 i merr jetën gazetarit korçar/ Familja apeloi për ndihmë

15 Mars 2021, 14:08, Aktualitet CNA

Gazetari i njohur korçar Arben Kosturi ka ndërruar jetë në moshën 53 vjeçare, ditën e sotme si pasojë e koronavirusit.

Prej vitesh Kosturi ishte njëkohësisht edhe kryetar i shoqatës së romëve në Korçë. Mësohet se prej disa ditësh ishte i infektuar me Covid-19 dhe ishte i shtruar në spital.

Disa ditë më parë familja e tij kishte bërë thirrje për mbledhjen e donacioneve për ta dërguar në Turqi.Por fatkeqësisht Kosturi, nuk ka mundur ta fitojë betejën me këtë sëmundje.
Lajmin e ka bërë të ditur vajza e tij, përmes një postimi në rrjetet sociale./CNA.al





Lajmet e fundit nga