web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nxori sekretin hetimor/ SPAK shpall moskompetencë për Artan Shkëmbin

15 Mars 2021, 12:16, Aktualitet CNA

Dosja e Artan Shkëmbit ka përfunduar në prokurorinë e Tiranës për moskompetencë.

Nga SPAK bëjnë me dije se gjatë hetimeve nuk kanë konstatuar veprën penale të korrupsionit e për këtë kanë shpallur moskompetencë duke e dërguar çështjen në prokurorinë e rrethit Tiranë.

Ish-zv.drejtori i OFL-së Shkëmbi do të hetohet nga institucioni i akuzës së kryeqytetit për nxjerrje të sekretit hetimor dhe me këtë akuzë do gjykohet nga gjykata e Tiranës.

Ishin gjermanët ata që iu përgjigjhën letrës shqiptare,duke zbuluar se ishte Shkëmbi ai që njoftoi dy persona të dënuar se ishin nën hetim nga OFL-ja.

Artan Shkëmbi është i pezulluar nga detyra me vendim gjykate dhe tashmë do të hetohet nga prokuroria e Tiranës dhe jo nga SPAK./CNA.al





Lajmet e fundit nga