web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ne jemi me ju dhe ju jeni me ne!”/ Yuri Kim uron me fjalët e ish-sekretarit të shtetit

15 Mars 2021, 11:45, Aktualitet CNA

Ambasadorja Amerikane në Tiranë Yuri Kim , ka reaguar përmes një statusi në tëitter për 30 vjetorin e e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ambasadorja Kim, citon fjalët e ish-sekretarit të shtetit James Baker, i cili ka thënë: ?Ne jemi me ju dhe ju jeni me ne!?, fjalë për të cilat Kim mendon se janë shumë të vërteta dhe sot.

?Më 15 Mars 1991, Flamuri i Shteteve të Bashkuara dhe Flamuri i Shqipërisë rivendosën marrëdhëniet, duke rilidhur zyrtarisht njerëzit e dy vendeve tona.

Kur Sekretari i Shtetit Baker erdhi në Shqipëri, ai deklaroi: ?Ne jemi me ju dhe ju jeni me ne!? Kjo deklaratë mbetet e vërtetë sot. Do të jetë gjithmonë e vërtetë. Gëzuar!? -shkruan ambasadorja Kim, në postimin e saj./CNA.al





Lajmet e fundit nga