web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U tërhoq nga kandidimi pasi u rëndit i 11 në listë/ Alket Hyseni kërkon që të votohet për Ramën

13 Mars 2021, 19:07, Politikë CNA

Deputeti Alket Hyseni u tërhequr nga kandidimi për deputet në zgjedhjet e 25 prillit një ditë pas dorëzimit të listave në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Deputeti i PS ishte pozicionuar në vendin e 11 në listën e kandidatëve për Qarkun e Vlorës dhe kjo solli pakënaqësi nga ana e tij, fakt që e konfirmoi dhe vetë Rama.

Megjithatë ai është angazhuar në fushatë elektorale. Së bashku me kandidatët e tjerë të listës socialiste në Vlorë ai ka zhvilluar takime me anëtarët e PS në zonën e Sarandës.

Prej andej kërkoi që të gjithë të votojnë numrin 8 në listën socialiste, kryeministrin Edi Rama.

Hyseni tha se prania e kryeministrit në listën e Vlorës, në vendin e tetë është një detyrim i madh për socialistët e qarkut të Vlorës dhe bashkive që e përbëjnë atë. Për këtë arsye duhet që të votohet pro PS dhe për Edi Ramën./CNA.al





Lajmet e fundit nga