web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Me tifozë ndaj Anglisë, FSHF bën kërkesë zyrtare për të lejuar 6500 persona në “Air Albania”

11 Mars 2021, 07:21, Sport CNA

Federata Shqiptare e Futbollit ka kërkuar sot zyrtarisht nga shteti shqiptar që të mundësojë hapjen e stadiumit ?Air Albania? pjesërisht për zhvillimin e ndeshjes së Kombëtares ndaj Anglisë me praninë e tifozëve. Edhe pse FSHF prej kohësh nuk ka arritur të bindë shtetin shqiptar që të lejojë praninë e tifozëve në stadiume për ndeshjet e kampionatit shqiptar, institucioni i futbollit shpreson që t?i ndryshojë mendje sa i përket ndeshjes në fjalë, si pjesë e kualifikueseve të Botërorit 2022.

Në një shkresë drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komisionit të Ekspertëve që harton masat anti-COVID në vendin tonë, FSHF i ka bërë kërkesë zyrtare organeve përkatëse shtetërore që të shqyrtojnë dhe miratojnë kërkesën për të pasur 6500 persona në shkallët e stadiumit ?Air Albania? për duelin e 28 marsit, sa 30% e kapacitetit të këtij stadiumi.

Edhe pse në kontinent pjesa më e madhë e ndeshjeve të përfaqësueseve do të luhen pa praninë e spektatorëve, në institucionin e futbollit janë të bindur se do të mund të bindin Ministrinë që të hapë dritën e gjelbër dhe prej ditësh ka nisur puna për hartimin e një plani të mirëfilltë për të mundësuar zhvillimin e sfidës me spektatorë të cilët do të jenë të shpërndarë në shkallaret e impiantit në një ndeshje që sigurisht do të merrte një pamje tjetër me praninë e tifozëve në shkallare. FSHF njëkohësisht kërkon të përfitojë disi financiarisht nga kjo ndeshje, duke pasur parasysh kërkesën e lartë për këtë duel dhe çmimet e kripura që do t?u vendosë biletave për këtë ndeshje.





Lajmet e fundit nga