web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I nxori foton e sikletshme/ Shehi-Ramës: Rrugaç, jam doktor shkencash, nuk më akuzon dot

10 Mars 2021, 20:29, Politikë CNA

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi i është përgjigjur kryeministrit Rama pasi ky i fundit i publikoi një foto të sikletshme ku e ironizonte për raportin e tij me pijen.

Dashamir Shehi tha se Edi Rama e sulmon, pasi e ka frikë, pasi do të marrë 30 mijë vota në Tiranë.

?Unë jam stërvit me këtë zotëri, se ky ka disa vite që e bën. E ka të vështirë, nuk ka lënë letra pa kontrolluar, por për një si unë është e vështirë me gjetur ndonjë defekt, ndonjë që kam e pranoj vetë. Ajo është një foto e marrë nga ndonjë klub me shokët e mi.

Nuk duhet të biem në grackën e rrugaçit. Ne jemi aty për të administruar gjënë publike për të ruajtur paratë e shqiptarëve. Unë gjykoj se jam modeli më i mirë, e nëpunësit që ka 30 vite që i shërben shtetit, jam 30 vite në parlamentin në shqiptar dhe jetoj në katin e pestë të një pallati të filluar nga Enver Hoxha.

Jam doktor shkencash, kam qenë 5 vite ministër nuk më akuzojnë dot për asgjë. Kemi bërë shumë gjëra, por nuk kam parë njeri që lavdëron veten si ky. Nëse shqiptarët gjejnë se ky qenka burrë i ndershëm dhe paska bërë punë le ta votojnë, por më duket idiotizëm i madh ta votojnë, ka 8 vite që nuk ka bërë asgjë. Merret me 7-8 deputetë, se ne na ka frikë. Mua e di që më ka frikë në këtë qytet, këtu në Tiranë dhe besoj se do ja tregoj vendin atij, horrave dhe atij që ka pranë. Një grusht idiotësh. Nuk dua të rreshtohem në atë grup?, tha Shehi ne ABC news./CNA.al





Lajmet e fundit nga