web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kur do i marrim çelësat e banesave?/ Rama i jep përgjigjen e prerë qytetares së prekur nga tërmeti

7 Mars 2021, 10:12, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama foli për procesin e rindërtimit, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë në Lezhë. Një qytetare e prekur drejtpërdrejt nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit e pyeti kryeministri se kur mund të ketë edhe ajo, bashkë me banorët e tjerë të lagjes ?Beslidhja? në Lezhë, çelësat e banesës.

Në përgjigjen e tij, kryeministri Rama tha se procesi i rindërtimit do kohën e tij, ndërsa iu kërkoi qytetarëve të kenë edhe pak durim, pasi nuk do të presin sa kanë pritur deri më tani, por më pak.

?Kur bëmë provat në aeroportin e Kukësit për uljen e avionëve, ata djemtë e Kukësit në Londër pyesnin se ?pse e le për tani?? Puna nuk ka nisur tani, po për njerëzit puna është kur nis eskavatori. Ne kemi pasur një volum pune të jashtëzakonshëm. Nuk e kam gjetur një eksperiencë të vetme rindërtimi pas tërmetit falas.

Në Itali, Greqi e kudo familjet që marrin shtëpi mas tërmetit, marrin një kredi të butë, ku shteti jep një kontribut, por apartamente falas jo. Ne të gjithë këtë po e bëjmë që të gjithë ata që kanë humbur shtëpinë do ta marrin dhe do ta marrin falas. Madje, ku do ku në një kulm ka pasur disa kurora, ne nuk ndërtojmë një kulm, por aq kurora sa ka pasur.

Për këtë duhet durim akoma. E rëndësishme është se procesi është i pandalshëm. Akoma nuk kemi dhënë asnjë apartament, sepse nuk i kemi akoma gati, por unë besoj se nuk do të prisni aq sa keni pritur deri tani, por më pak. Të gjithë ju do të keni një pallat të ri, që do të jetë më i mirë, më i fortë dhe më i bukur se ai që kishit?, tha Rama./CNA.al





Lajmet e fundit nga