web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ “Kuq e blu gjithmonë, dashnia jonë”! Një këngë “çon peshë” zemrat shkodrane. Ja himni i ri i Vllazisë

4 Mars 2021, 20:00, Sport CNA

Sidrit Bejleri, pëveç këngëve ku spikat tema e dashurisë, këtë radhë i dedikon një himn dashurisë së patjetërsueshme mes çiftit Shkodër-Vllazni.

Si tifoz ndër vite i ekipit shkodran, me talentet e shumta që ky djep i futbollit shqiptar na ka dhuruar gjithmonë, i frymëzuar dhe nga situata e mirë që po kalonte Vllaznia në këtë kampionat, kantautori Bejleri shkroi muzikën dhe tekstin.

Produksioni muzikor nën përkujdesjen e shkodranit tjetër të mirënjohur Shpëtim Saraçi. Me regji të klipit nga Eduart Grishaj dhe me mbështetjen e sponsorit të Vllaznisë, Alban Xhaferi, vjen kjo këngë e fuqishme dhe e veçantë në llojin e vet, në kufinjtë e një himni.

Pavarësisht momentit që po kalon ekipi, Bejleri gjen sërish optimizmin t?i bëjë thirrje tifozëve ta mbështesin ekipin që kryeson që nga java e parë, që të rikthehet tek loja me nivel dhe fitoret e padiskutueshme, që do bënin realitet ëndrrën e tifozerisë shkodrane, sepse ?Vllaznia asht dashni pa kushte?, citon Bejleri.

 





Lajmet e fundit nga