web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ironia e Ramës/ Në oborrin e spitaleve para 7 vitesh shiteshin gjyslyqe “Gucci dhe versaqe”

4 Mars 2021, 09:32, Politikë CNA

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka bërë një përmbledhje të situatës në sistemin e shëndetësisë, ku ka bërë edhe një krahasim mes asaj që gjetën kur morën mandatin, dhe asaj që është tani.

Rama tha se spitalet në kohën e PD-së, ishin si filma horror pa mbarim, e ndërsa sot, sipas tij janë ambiente me standardet europiane.

?Kur unë postoj foto të atyre viteve aspak të largëta dhe fotot e këtyre ditëve nuk janë të pakët njerëzit që komentojnë me të shara dhe akuza a thua se kanë përpara një iluzion optik. Spitalet me batanije lara lara për pacientët që vinin me familjarë që i mbanin nga krah me batanije nga shtëpie. Me intsrumenta mjekësore të vjetër që i kishin bërë infeksionet një rutinë të sistemit tonë shëndetësore. Spitale me aparatura të vjetra që më shumë rrinin në vend për të çuar pacientët drejt spitaleve të vjetra. Dysheme të shtruara dhe të rishtruara për tenderin e radhës. Spitale me ambulance të lodhura që më shumë rrinin në parkime dhe nuk mbërrinin kurrë në kohë. Spitale të rrethuara nga tregje, dyqane dhe kalimtarë. Spitale me turma në korridore ku nuk dallohej dot mjekun nga familjarët. Spitale me kangjella, ku mund të gjeje rroba të brendshme dhe të jashtme varur në diell ku kishte kuti me lodra, gjyslyqe Gucci dhe versaqe?, tha Rama./CNA.al





Lajmet e fundit nga