web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Sistemi është prishur”/ Lubonja zbulon “lojën politike” Rama-Meta-Basha

3 Mars 2021, 21:02, Politikë CNA

Analisti Fatos Lubonja, ka folur mbrëmjen e sotme për Reformën në Drejtësi dhe për situatën politike në vend.

Lubonja kujton një shkrim të tijin të bërë në vitin 2014 dhe aleancën e Edi Ramës me Ilir Metën, në kohën kur ky i fundit drejtionte LSI-në.

Ai deklaroi në emisionin ?Real Story? se dobësia e Ilir Metës është se ai mund të sakrifikohet nga loja politike e të Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, ndërsa pretendon se tashmë sistemi është prishur.

Sipas tij, sistemin aktual e kanë ngritur bashkë Rama, Meta dhe Basha me lojën e tyre politike.

?Më 2014, kur Ilir Meta kishte ditëlindjen, unë kam bërë një shkrim ?Ilir Meta si shtyllë e sistemit?. Aty shkuan rreth 600 veta dhe e celebruan në mënyrën më madhështore. Edhe Rama ishte në krye. Teza ime ishte ?Ilir Meta si shtyllë e sistemit?, sepse ky ishte ca kohë me Berishën, pastaj me Ramën. Por thoja që ky ka një dobësi, se sa herë bëjnë zgjedhje dy partitë e mëdha, meqë populli thotë që ?ata janë të këqijtë, këta janë të mirët?, atëherë të dyja sulmojnë Ilir Metën.

Domethënë, në atë kohë PD që humbi thoshte se i humbi nga Ilir Meta, se kishte këtë të korruptuarin, edhe Rama këtë tha që nuk ka qeverisur mirë nga Iliri. Kjo është dobësi e Ilirit, që mund të sakrifikohet nga kjo lojë politike. Tani është prishur sistemi, sidomos në zgjedhje, sepse kemi një që nuk e pranon rrotacionin me Ilirin, si shtyllë, tani e do gjithë tepsinë Edi Rama komplet. Sistemin e kanë ngritur të tre bashkë, as që diskutohet?, tha analisti./ CNA.al





Lajmet e fundit nga